Zbulimi i eshtrave të ushtarit grek në Tepelenë/ Arkeologu: Në fakt janë ushtarë italianë parashutistë, ja faktet!

Po merr permasa te paparashikueshme lajmi i dhene dhe i perqafuar dhe nga MPJ greke se ne Tepelene jane gjetur eshtrat e ushtarit te pare grek, por qe ne medalion ishte shkruar gjithçka ne gjuhen italiane.

Keshtu, ndersa në Dragot të Tepelenës nisi puna për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, disa orë pas nisjes së punës u raportua gjetja e dy trupave.

 Për identifikimin u përdorën edhe numra identifikimi të uniformave.

Por pas përhapjes së lajmit, ka reaguar një arkeolog shqiptar i cili thotë se bëhet fjalë për trupa italianë nëse i referohemi atyre të dhënave.

Të paktën kështu pretendon arkeolog shqiptar Etnor Canaj, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se eshtrat në fjalë nuk u përkasin ushtarëve grekë.

Dhe për të vërtetuar këtë, Canaj thotë se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian.

Statusi i tij ne rrjetin social:

Nderkohe ne Dragot te Tepelenes gjeten “Greco-n” e pare (?)

Por:

Medalioni qe shoqeronte ushtarin, fatkeqesisht per ata qe duan eshtra grekosh, i perket ne te vertet nje parashutisti italian dhe me sakt nje parashutisti te nje Reparti Special i Batalionit San Marco.

Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen “P”

“CAP.LE” eshte shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”. 

– Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST). Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco. 

Mbiemri “Greco” eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi”, shkruan ai.

Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati.

Vendimin për nisjen e punës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *