Vlera e humbjes- Pier Paolo Pasolini

Për të mos u bërë dikush që çan me brryla në shoqëri,
për të mos shkelur mbi të tjerët për të arritur i pari.

Në këtë botë ku të ndyrët e të pandershmit fitojnë,
shpërdoruesit e pushtetit, puthadorët,
ata që janë në pushtet, që na vjedhin të tashmen,
pa zënë në gojë të ardhmen, të dhënë pas suksesit,
dukjes, karrierës.

Kur shoh këta lloj fituesish, parapëlqej ata që humbasin.
Është një ushtrim që më del mirë fare.
Më bën të ndjehem mirë me atë pak shenjtëri që kam.

Sepse pëlqej më mirë të humbas
sesa me mjete dhe mënyra të pandershme të fitoj.
Faj i madh ky imi, e di!
Dhe e bukura është se kam pafytyrësinë ta mbroj një faj të tillë,
madje ta quaj edhe virtut…

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *