Vepra e Bellinit, version tjetër i “Romeo e Zhuljeta” në Teatrin e Operës

Fotoja që shihni, i takon vitit 1830. Në teatrin “La Fenice” në Venecia, vihej opera italiane me dy akte “I Capuleti e i Monteçhi” të Vincenzo Bellinit. Tragedia lirike me libret të Felice Romani ishte ripunim i historisë së Romeos e Zhuljetës për nëj opera të Nicola Vaçai quajtur Zhuljeta e Romeo dhe bazuar në në dramën me të njëjtin titull shkruar nga Luigi Scevola më 1818, pra një burim Italian jo i marrë direkt nga Shekspiri.
Pas libretit qëndronin shumë italianë nga Rilindja, krijuar prej Matteo Bandellos. Pjesa qe shumë popullore në Itali dhe ka pasur librete të ndryshmë. Libreti I parë bazuar në pjesën e Shekspirit, erdhi vetëm në vitin 1865 dhe u shkrua nga M. M. Marcello për operan “Romeo E Zhuljeta” të Filippo Marchettit vënë në Trieste. Bellini e shkroi muzikën vetëm për një muaj e gjysmë për teatrin La Fenice të Venecias. Shfaqja e parë e “I Capuleti e i Monteçhi” u mbajt më 11 mars 1830.
Dhe është ky version që vjen së shpejti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë e jo ai Shekspirit. (PASQYRE.AL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *