Vatikani flet shqip/ Yjet e trojeve shqiptare këndojnë për Nënë Terezën

Një koncert madhështor kushtuar Nënë Terezës mbahet në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në Vatikan, ku interpretojnë artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën

Në koncert u dëgjua edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë. Himni u këndua nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.
Pjesëmarrës në këtë aktivitetet ishin emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu. Ndërkohë, Rita Ora këndoi së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho këndoi himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo.

I pranishëm në këtë koncert është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili mbajti fjalën hapëse së bashku me këngëtaren Rita Ora në gjuhën shqipe.

Në koncert nuk mungon as Presidenti Republikës, Bujar Nishani; Kryeministri Edi Rama; kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe ish-Kryeministri Berisha./TCH

1472928308_foto14

1472928288_foto12

1472927768_foto4


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *