Poeti i famshëm estonez Jüri Talvet, dy ditë në Shqipëri ( Pasqyre boton për herë të parë një cikël poezish të tij)

Poeti i famshëm estonez Jüri Talvet mbërrin të martën në qytetin bregdetar te Durrësit, duke iu përgjigjur kështu fteses së studiueses dhe profesoreshës së universitetit Aleksander Moisiu, Dr. Marisa Kerbizit. Aktiviteti do te shtrihet në dy ditë. Ditën e martë, më datë 6 shtator ne orën 10’00 ne muzeun arkeologjik te Durrësit dhe ditën e merkure me date 7 shtator ne orën 18’00 ne Pallatin e Kultures te qytetin bregdetar. Do te jene te pranishem studente te universitetit Aleksander Moisiu, profesore te Letërsise, artiste durresake etj. E rëndëishme eshte se studentet e Letërsise, si dhe te gjithë artistet e ftuar ne kete aktivitet e kanë prej disa kohesh ne dore poezinë e Talvet, poezi qe ka terhequr se tepërmi vemendjen e studenteve dhe specialisteve qe do te referojne ne te dy ditet e aktivitet.

Pasqyre.al paraqet sot për herë të parë një cikël me poezi të Jüri Talvet perkthyer nga Marisa Kerbizi. Ndërsa në vijim do të kemi poezi të tjera përkthyer po nga Kerbizi të këtij autori.
Poezia e Talvet ka ardhur më parë në shqip përmes perkthimit të poetit Visar Zhiti.

Unë nuk e di se në ç’mënyrë tjetër të të dua

Sot në Stokholm borë e dendur bie.
Sigurisht që përpara se të hedhin hapin për në rrugë
Vendasit mbështillen me pallto të trasha e të leshta dhe nga rrobat
e pastra të pambukta e të ngrohta të saponxjerra nga garderoba.
Në të njëjtën kohë në Polinezi dielli shkëlqen
dhe gjenitalet e njerëzve atje mbulohen
vetëm nga një gjethe e hollë jeshile e këputur nga një shkurre
pas kasolles me një lehtësi të tillë sa një suedez mund të mbyllë
një kopje të Dagens Nyheter të lexuar
përpara një filxhani kafeje dhe ta fusë atë në një xhep ta palltos
rrugës për në punë
Në restorantin e hotelit të qytetit një grua
polineze me një bisht të trashë flokësh pastron tavolinën
aeroplanët e SAS transportojnë grupe të organizuara turistësh
suedezë të dalë në pension në Qipro dhe Dubai
ku kofshët vulgare të të dashurave
të rusëve të pasur i xhindosin gratë e vjetra suedeze
dhe i bëjnë zemrat e burrave suedezë të kërcejnë
Bora dhe akulli në flamurin e Drottninggattan
ngadalë mpaken, ndoshta sepse
nën to ajo ngrohtësi që mbetet
nga stomakët në dyqanet dhe restorantet aty afër rrjedh
Të rinjtë suedezë në muzeun nordik mblidhen rreth
një fotoje në të cilën (si për një sqarim të ngjarjes
në këtë kryeqytet evropian të vitit) përshkruhet
artin polinezian i tatuzheve, duke theksuar sa ekspresiv
mund të jetë diskursi i trupit (një modele e gjallë suedeze –
një djalë i ri memec, i ngjyrosur me shirita në bel –përpiqet
të komunikojë me publikun përmes shenjave duke fshehur
mornicat e tij të bardha)
Por në rrugë dimri këmbëngul
E unë nuk di në ç’mënyrë tjetër të të dua
Frika shenjon kufirin e saj përmes palltove të trasha,
trupat e mirushqyer dhe dëshirat sekrete që fshihen
në to, përmes një tjetër kufiri në mes
dy grumbujve me numra vitesh si shtresa e lehtë
e akullit në Drottningattan nën shollën e fortë prej gome shkrin.

56
Në ditën e dytë të Krishtlindjeve në Tartu
Filloi të binte borë.

Shpirti u çlirua.

Roza, gruaja e moshuar që mrekullisht
Shpëtoi nga Aushvici
Dhe dashuroi ngjyrat e jetës pafundësisht
Edhe pse u verbua, shkruan
Nga rruga Fort Ëashington që edhe pse ndodhet në errësirë
Ajo kupton se çfarë është drita dhe çfarë është
hija. Dhe falënderon Zotin.

E gjithë toka dhe gjithçka në të
Mbështillet nga drita.

Borë dhe shpirt.
Shpirt dhe borë.

57
Ajo fle, ajo fle, ajo fle
Edhe pak dhe s’do më njohë më.
Ajo fle, e shtrenjta nëna ime.
Zëri i saj arrin vetëm gjumin.
Ajo fle.

Krahët akoma zgjaten drejt borës gri.
Sytë godasin muret e gjumit.

Eja në strehëz, e dashur nënë, eja,
Eja nga nata në borën time të kujtimeve.

Përktheu nga anglishtja: Marisa Kërbizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *