Umberto Eko për shqiptarët më 1997: Nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta…

Mendimet estetike, filozofike të shkrimtarit të njohur Umbert Eko, i cili u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare janë ndërkombëtare. Por viti i mbrapshte 1997 për shqiptarët, nuk kaloi në heshtje as nga Umberto Eko. Mesazhi i tij për Shqipërine aso kohe shkruar ne Revisten “ Perpjekja “ rivjen përmes një ekspozite homazh, çelur në hollin e Bibliotekës Kombetare
Biblioteka Kombëtare sjell si homazh përmes një ekspozite veprimtarinë e filozofit dhe shkrimtarit Umberto Eko. Ekspozita nis me një artrikull ku Umberto Eko ia dedikoi Shqipërisë në vitin 1997 në revistën “Përpjekja” nën titullin provokues nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta një propozim për shqiptarët “e tjerë”. Kuratori Maksim Gjinaj thotë se arsyet e pikënisjes janë për mesazhin pozitiv që shkrimtari përçon përtej titullit.
Eko përmes artikullit evukon Italinë e disa dekadave më parë me Shqipërinë e viteve të para të demokracisë.
Në ekspozetë prej qelqi u ekspozuan edhe romanet e Ekos, ku mund të veçohet “ Emri i trëndafilit” botuar në 1980 që u shndërrua në bestseller për kohën, për të përvijuar me “Varrezën e Pragës” dhe Gjinaj i bën thirrje botuesve me këtë rast, për të sjellë 5 kopjet e detyruara që shpesh nuk zbatohet ky ligj prej tyre. Ndërsa botuesit nga Kosova janë më të rregullt sipas përgjegjësit të fondit.
Një kënd i veçantë i dedikohet studentëve dhe profesorëve të departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku Eko ka qenë pikëreferimi për secilin. Në Bibliotekën Kombëtare nuk gjendet asnjë kopje origjinale e shkruar në gjuhën italiane. Libri i fundit i lënë trashëgimi kulturore prej Umberto Ekos është “Numri Zero”, u publikua një vit më parë.(AbcNews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *