Turizmi shqiptar për operatorët Sllovenë

Sot nën kujdesin dhe organizimin e Ambasadës tonë në Ljubljanë, Slloveni, si dhe me prezencë të përfaqësueses të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë znj. Alenka Kosir, si dhe një numri të konsiderueshëm të operatorëve turistikë sllovene u krye aktiviteti “Turizmi shqiptar për operatorët sllovene”. Në takim mori pjesë z. Drago Bulc, Drejtor Ekzekutiv për Europën i organizatës FIJET.

Ambasadori ynë në Ljubljane z. Pëllumb Qazimi kreu çeljen e aktivitetit duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dy palësh në fushën e turizmit.

Më pas të pranishmit i përshëndetën përfaqësuesja e MPJ të Sllovenisë si dhe z. Drago Bulc, i organizatës JIFET .

Pas shfaqes së një filmi dokumentar për Shqipërinë Turistike, nga e përfaqesuesi i Agjencië Kombëtare të Turizmit, Sokol Kongoli u krye një prezantim mbi Turizmin Shqiptar, në drejtim të ecurisë së tij, potencialeve dhe produkteve, raportet që ka turizmi ynë me Slloveninë dhe përse turistët sllovene duhet të vizitojnë dhe rrisin frekuentimin e tyre ndaj vendit tonë.

Prezantimi i pasua nga nje minutazh i konsiderueshëm me pyetje dhe përgjigje të shumta dhe me shume interes nga ana e të pranishmeve.

Kështu nga ana e z. Bulc u shtrua si sugjerim dhe si kërkesë që vendi ynë të organizojë një udhëtim familjarizues me media turistike sllovene. Në takim ishte prezent edhe z. Matjazh Kovacic përfaqësues i Ljubljana Exhibition and Convetion Centre, i cili parashtroi ftesën dhe kërkesën që Shqipëria të jetë prezente në edicionin wordpress e radhës së panairit të turizmit që zhvillohet në fund të janarit dhe fillim të shkurtit në Lubljanë.

Pyetje të shumta pati rreth turzmit malor, ishullit të Sazanit, mbi kapacitetin akomodues të Shqipërisë, mbi ritmet dhe perspektivat e turizmit rural në vendin tonë, mbi çështje të sigurisë turistike në Shqipëri, mbi memorandumin e ndalimit të gjuetisë dhe çështje të zhvillimit të qëndrueshëm.

Si konkluzion u hodh idea që vendi ynë të konsideroj me prioritet për vitin e ardhshëm pjesëmarrjen në panairin e turizmit në Ljubjanë si dhe më pas të organizohen veprimtari të njëjta në Tiranë me pjesëmarrjen edhe të agjencive dhe operatoreve turistikë nga Sllovenia.

Veprimtaritë që u kryen sot ishin shumë të frytshme, e sukseseshme dhe shprehje jo vetëm e interesit, por edhe e nevojës për të rritur bashkëpunimin dy palësh dhe shkëmbimet në fushën e turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *