Trump i kundërpërgjigjet Streep: E mbivlerësuar dhe një shërbëtore e Hillary Clinton!

Donald Trump ka reaguar në Twitter pas sulmit ndaj tij të aktores Meryl Streep gjatë marrjes së çmimit në ‘Golden Globes’.

“Meryl Streep, një nga aktoret më te mbivlerësuara në Hollywood, nuk më njeh mua, por më sulmoi mbrëmë në ‘Golden Globes’.

“Ajo është një shërbëtore e Hillaryt që humbi thellë”, shkruante  Trump pasi Streep tregoi ndjesinë e saj pas gjestit të rëndë të presidentit aktual të Amerikës ku imitonte një gazetar me aftësi të kufizuara.

Duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit privilegjin dhe përgjegjësinë e aktit të ndjeshmërisë, theksonte Streep në fjalimin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *