Trendi/ Shpallja e Qendrave Historike, i jep hov investimeve të biznesit vendas në turizëm

Projektet e rijetëzimit dhe shpallja e Qendrave Historike të mbrojtura kanë shënuar një bum të investimeve  nga individët në banesat e tyre private si dhe nga biznesi, sidomos gjatë vitit 2017.

Bazuar në analizën katër vjeçare të KKR-së, vetëm në pjesën e parë të vitit 2017 janë miratuar 104 vendime  për projektet e restaurimit, nga të cilat 48 kanë qenë për banesa private dhe 56 për biznese.

Nga zero vendime të marra për projekte të tilla në vitin 2013,  gjatë këtyre viteve në total nga KKR janë miratuar 292 vendime për restaurim të banesave private apo atyre për qëllime biznesi.

Interesi i rritur për të investuar në trashëgimi ka ardhur pas impaktit që kanë dhënë investimet e bëra në qytete të ndryshme të vendit si ato në restaurime dhe rijetëzim, por edhe për shkak të transformimit përmes Rilindjes Urbane.  Kjo tendencë në rritje vihet re edhe në qytete më të vogla apo fshatra “të harruar’, të cilët për herë të parë pas braktisjes masive të këtyre viteve po njohin kthimin e vëmendjes për investim, si Rehova në Kolonjë, Bënja në Përmet etj.

Rijetëzimi i banesave private në hotele  në këto 4 vite është një tendencë pa kthim që konfirmon rritjen wordpress e turizmit dhe të interesit për turizmin kulturor.

Në fakt kjo ka qenë edhe motoja e Ministrisë së Kulturës në këto katër vjet, duke investuar për ta kthyer trashëgiminë në një motor të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në ato zona që e kanë atë, duke nxitur rijetëzimin e tyre.

Vetëm para pak kohësh vende të mrekullueshme por shpesh të panjohura nga të gjithë, për vlerat që ato mbartin si Bënja, Rehova, Thethi, qendra e vjetër e qytetit të Përmetit etj kanë marrë statusin e Qendrave Historike të mbrojtura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *