Trashëgimtarët e skllaveve të seksit: Fëmijët e ISIS dhe tregu i femrave

Luftëtarët e Shtetit Islamik dihet se mbajnë skllave seksi. Edhe pse ata zakonisht i detyrojnë gratë të përdorin kontraceptivë, shumë prje tyre kanë mbetur shtatzëna dhe po rritin foshnjat e përdhunuesve të tyre. Gratë që arrijnë të shpëtojnë nga ISIS vuajnë tashmë plagë të thella emocionale.
Gazeta Spiegel shkruan se përdhunimi është përdorur si armë lufte dhe është një koncept po aq i vjetër sa ai i vetë luftës, por organizimi i krimit nën ISIS ka qenë veçanërisht i pabesë. Shteti Islamik detyron shumë gra ‘Yazidi’ që rrëmben të përdorin kontraceptivë në mënyrë që më pas t’i shesin ato, sepse ato gra shpesh u shiten pesë, gjashtë apo shtatë luftëtarëve të ndryshme – ndajk kontraceptivët shërbejnë që të vijojë pa u ndërprerë nga shtatzënitë.
Gratë e shpëtuara nga ISIS dhe doktorët e psikologët e intervistura nga “SPIEGEL” kanë konfirmuar se gratë mborheshin me kontraceptivë, por disa prej tyre i kanë hedhur pilulat. Shumë prej fëmijëve të Daesh, siç quhet në arabisht shteti islamik, nuk janë më shumë se një vjeç. Ata janë provë e poshtërimit. Të gjesh fëmijët e Shtetit Islamik nuk është e lehtë edhe sepse mbijetesa e tyre është tabu. Kjo ngre disa pyetje mbi çështjet e skllaveve të seksit në rajon. Si po ia bëjnë irakianët e wordpress veriut me këta fëmijë? Çfarë i shqetëson nënat e tyre kur i shpëtojnë ISIS? Dhe çfarë bëjnë luftëtarët kur mësojnë se ndonjë prej skllaveve është shtatzënë?
Spiegel tregon historisë e “Khaula” e marrë nga fshati i saj, e blerë 1500 dollarë nga një 45 vjeçar, i cili pasi e ka dhunuar e ka dërguar në shtëpinë e tij: ku jetonte gruaja e tij me pesë vajzat. 45-vjeçari donte prej saj një djalë. “Khaula”, që është rrëfyer në kushte anonimati, ka treguar se femrat qe mbeten shtatzënë nuk kanë më vlerë pasi nuk mund të shiten dhe numri i femrave në ISIS është i madh./ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *