Ti ishe Çarlie, ti ishe Parisi. A do të jesh Ankaraja?

Pas ngjarjes së rëndë në Ankara, një postim në Facebook po shpërndahet: “Ti ishe Çarlie, ti ishe Parisi. A do jesh Ankaraja?”

Ka qenë një burrë, i cili e ka shpërndarë postimin duke kërkuar solidarizim me viktimat e bombës vetëvrasëse në kryeqytetin turk, Ankara, ku të paktën 34 vetë vdiqën dhe 125 u plagosën të dielën në mbrëmje, shkruan “The indipendent”.
James Taylor, i cili jeton në Ankara, ka inkurajuar lexuesit të imagjinojnë sikur sulmi të kishte ndodhur në vendin ku ata jetojnë. “Është njësoj sikur bomba të kishte shpërthyer në Birmingam apo Londër”, shkruan ai.
“A e imagjinoni të jeni atje? A e imagjinoni dot në vendin ku ju kaloni çdo ditë?”
“Për ata që nuk e njohin Turqinë ose që e distancojnë veten nga sulmet, mbase kjo ju hap sytë. Bomba këtë mbrëmje shpërtheu në një nga zonat më të populluara të qytetit, pranë vendndalimit të disa autobusëve ku njerëzit prisnin të shkonin në shtëpi, të dilnin, të uleshin në park, të pinin një çaj, të qetësoheshin”, shkruan Taylor.
“Ndryshe nga sa mendojnë shumica, Turqia nuk është në Lindjen e Mesme”, shton ai, “Ankaraja nuk është zonë lufte, është një qytet normal modern, si çdo kryeqytet europian dhe Kizilay është zemra wordpress e qytetit”.
Është shumë e lehtë të shohësh sulmet terroriste në Londër, New York, Paris, e të ndjesh dhimbje e trishtim për ato viktima, kështu që pse nuk është e njëjta ndjesi edhe në Ankara?
“Sepse ju nuk e kuptoni që Ankaraja nuk është ndryshe prej atyre qyteteve?”
Ky është shpërthimi i tretë në kryeqytetin turk që prej tetorit të vitit 2015. Muajin e shkuar u vranë 28 veta. Në tetor 103 njerëz u vranë e 250 u plagosën në dy sulme.
Zoti Taylor pyet: “Ti ishe Çarlie, ti ishe Parisi. A do jesh Ankaraja?” Përgatiti për Pasqyre.al, Entela Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *