Thethi, një mrekulli e natyrës e pazbuluar në Europë

Mediat gjermane shkruajnë me superlativa për  bukurinë e alpeve shqiptare, duke i konsideruar ato një mrekulli të pazbuluar në Evropë.

Këtë fakt e pohon edhe ambasada gjermane në Tiranë, e cila nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook shprehet:

“Alpet shqiptare janë një nga zonat e fundit malore të pazbuluara në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri”.

“Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu, Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar “Peaks of the Balkans” që kalon përmes 192 wordpress km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) së bashku me Projektin Gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si “një mrekulli”.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *