The Guardian kryqëzon “The Revenant”: Është pornografi e pakuptimtë, si ISIS!

 received_10154033683332044

Prestigjiozja britanike “The Guardian” shkruan se filmi “The Revenant” është një pornografi e pakuptimtë. “Ky film bosh e i dhunshëm do të marrë disa çmime. Çfarë do të thotë kjo për shoqërinë dhe qëndrimin tonë ndaj dhunës?”, pyet gazeta për filmin e Alejandro G. Inarritu.

Filmi është bazuar në një histori të vërtetë të frontit amerikan më 1823: një njeri që kërkon hakmarrje, një njeri që gjen hakmarrje- ky është në thelb ajo që ndodh në dy orë e gjysmë, edhe pse ka një pushim të shkurtër shkruan The Guardian.

“Raportime të mëhershme shkruajnë se ai ishte përdhunuar. Por jo, ky fat i është rezervuar njërës prej dy grave që shfaqen. (Një tjetër është therur. Por mos u shqetësoni, ju nuk e keni idenë kush është ajo kështu që nuk do të ndjeni gjë)”- shkruan gazeta britanike.

“Gruaja, nuk është përdhunuar vërtetë”,- vijon artikulli, – “sigurisht. Është një përdhunim i rremë- sepse kjo është ajo që ne e quajmë aktrim.  Dhe sepse “The Revenant’ është ajo që ne quajmë argëtim. Ne zgjedhim të paguajmë për të parë gra që pretendojnë se janë përdhunuar, në vend që të shohim gra që janë përdhunuar vërtetë pa paguar”.

Sipas gazetës, peizazhi është trishtues, dhuna është e kotë dhe gjithë kjo është e pakuptimtë. wordpress Një përrallë e pakuptimtë hakmarrjeje që është thjesht dhimbje. “The Revenant” është pornografi e dhimbshme, shkruan The Guardian.

Dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të fitojë çdo “Oscar”.

Kritikët kanë vlerësuar imazhet e tij, ndjeshmërinë “autentike”; ata thonë se është një film i mirë. Edhe pse, ndoshta, nuk është aq i mirë sa të vësh një aparat fotografik në një kafaz dhe pastaj të vësh një njeri në zjarr. A e keni parë një gjë të tillë? Kur njeriu është duke u djegur së gjalli? Kjo nuk është nga González Iñárritu, por nga ISIS. Veçse ajo nuk u propozua me ndonjë çmim, por dhimbja është edhe më e vërtetë, më e thellë, më shumë –si është ajo fjala, emocionuese?- se a e DiCaprio-s. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *