Këto lloje tekstilesh janë zbuluar ne vitin 1983 nga arkeologia Hena Spahiu ne varrezën e kalasë së Dalmaces. Frederik Stamati shkruan se në atë kohë po studionte historine e prodhimit te tekstileve nga paraardhesit tane qe nga iliret dhe popullsia arberore. “Gjithçka bazohej ne materialin arkeologjik. Gjate germimit u tregua shume kujdes dhe u nxorren disa fragmente tekstili, fragmente fare te vegjel, te ngjitur ne objektet metalike” thotë Stamati.
Sipas tij, me shume interes ishte nje flete e holle prej hekuri te ndryshkur, jo me shume se 10 cm katror, mbi te cilen ishin shtrire gjashte shtresa tekstili. Gjithshka ishte dekompozuar dhe kthyer ne pluhur. “Nuk mund te zberthehej, sepse zhdukesh. Studimi u be ne laborator, duke vezhguar fragmentet ne stereomikroskop ne zmadhimin 100 here, dy jave rresht, nga tete ore ne dite.
Rezultatet e analizes jane paraqitur ne disa vizatime te thurjes, ku ipet jo vetem pamja, por edhe se si jane thurur fijet”, shkruan restauratori Stamati. Nga studimi rezultoi se tekstilet ishin te mendafshta. Ato i takonin shek VI-VIII. Keto jane tekstilet e tipit damask me te vjeter te zbuluar ne Shqiperi. Por jo si mendafsh, sepse tekstilet e mendafshta i ndeshim per here te pare ne Apoloni qe ne shek VII per.
Stamati vëren se nuk jane prodhuar ketu. Ne ate kohe kultura e mendafshit, e ardhur nga Kina, sapo kishte hyre ne Ballkan. Studimet e kryera nga Rrok Zojsi tregojne se ne vendin tone kultivimi i krrimbit te mendafshit filloi aty nga shek XI. Por keto tekstile kane nje wordpress rendesi te vecante, sepse tregojne se popullsia e asaj zone nuk ishte e izoluar, por kishte merdhenie tregtare te shumta.
Ne vizatimin e fundit paraqitet se si kalonte nje fije e vetme e ngjyrosur, e cila formonte motive gjeometrike qe gjate endjes. Pra nje pjese e ketyre tekstileve kane qene te dekoruar me motive gjeometrike. Nje teknike te tille e gjejme edhe ne tekstilet me dekorime gjeometrike te prodhuara edhe nga popullsia e Zadrimes gjate shek XX.
Studimi i plote eshte botuar ne revisten shkencore “Kultura popullore”, Nr 1, 2, ne vitin 1966, me titull “Fragmente dhe gjurme tekstilesh te zbuluara ne varrezen e Kalase se Dalmaces”.