Te bazilika e Shën Kollit në Voskopojë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndoqën nga afër punimet në Voskopojë, një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, me synimin ta kthejë këtë qytezë në një pikë turistike të vizitueshme për 12 muaj.
Projekti i nisur përfshin sistemin e infrastrukturës, ndriimit, etj dhe njëherësh do të restaurojë edhe 5 kishat e Voskopojës, ku nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha dhe një manastir jo shumë larg fshatit të sotëm. Kishat, të gjitha të tipit bazilikë, janë dëmtuar shumë.
Kumbaro theksoi se “Qeveria është e angazhuar me këtë projekt të krijohet një itinerar për Voskopojën, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart.”
Kisha e Shën Kollit ndodhet në qendër të Voskopojës dhe është kisha më e rëndësishme për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e tipit bazilikal post-bizantin, që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Kjo kishë i ka të gjitha: naosi, narteksti, arkada dhe kambaneria. Është ndërtuar nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722, ndërsa kambaneria mendohet të jetë ndërtuar më vonë. Rindërtimi i fundit të saj wordpress është bërë rreth vitit 1936.
370 milion lek, është vlera e investimit nga Qeveria Shqiptare përmes FZHR-së në Voskopojë. Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë të rrugëve, qendrës, sistemit të ndriçimit dhe restaurimin e plotë të 4 kishave Monument Kulture.

Foto Adnan Beci

FB_IMG_1498122791358

FB_IMG_1498122797075

FB_IMG_1498122588230

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *