Sir David John Lloyd, anglezi që vuri bustin e Skënderbeut në Londër

Anglezi David John Lloyd ka pasur një kontribut të madh sa i takon vendit për Skënderbeun më Londër.

Në ndërrimin e moteve, njofton ish-ambasadori Mal Berisha, përkrah haresë së festave pothuajse gjithmonë ndodh edhe diçka që të na bëjë ta kujtojmë. I tillë ishte lajmi që mori nga Marco Masciolini, sot, mik i afërt i Ambasadës Shqiptare në Londër, për vdekjen e një miku të rrallë të kombit shqiptar: Zotëri David John Lloyd.
“David J. Lloyd ishte një ndër ata anglezët që kishte ushqyer një dashuri të rrallë e të veçantë për kombin shqiptar. Ai ishte një ndër miqtë e afërt të oficerëve të SOE – së (Special Operations Executive) ose Ushtrisë së Fshehtë të Çurçillit që luftuan për çlirimin e Shqipërisë gjatë luftës së Dytë Botërore. Ai ishte mik i David Smiley dhe i Xhulio Emerit”, shkruan Mal Berisha. Sipas tij, shërbimi që David Lloyd i kishte bërë Britanisë së Madhe ishte i pashembullt në sferat më të vështira, më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të atij shteti. Dhjetë vjetë para rënies së komunizmit ai kishte shërbyer në Bashkimin Sovjetik, në Shën Petërsburg. Kontributi i tij ishte i njohur dhe i vlerësuar drejtpërsëdrejti nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II. Më poshtë një rrëfim për jetën e vdekjen e tij nga Mal Berisha.

VITI 2012

I rekomanduar nga Kryeministri Sali Berisha e takova David Lloydin që në ditët e para të shërbimit në Oborrin e Shën Xhemjsit, në Londër, në vitin 2012. Ai ishte një burrë i dashur, ironik, topolak, i zgjuar, cinik, miqësor, shumë i ditur dhe me lidhjet më të forta të mundshme deri në Buckingham Palace.

Pyetja e parë në takimin tim të parë që ai më bëri ishte:

“Cfarë ke ndërmend të bësh gjatë mandatit tënd në Londër?”
Unë iu përgjigja: “Shqipëria feston 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, andaj do të desha që në Londër të kishim të paktën një shenjë të prezencës fizike shqiptare. Ky do të ishte Busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.”

David Lloyd e mori këtë inisiativë si një sfidë të përbashkët. Odiseja e vendosjes së atij busti është e gjatë, por vendi që iu dha Ambasadës Shqiptare dhe leja për vendosjen atij busti i atribuohen tashmë të ndjerit David Lloyd i cili bashkë me Kryebashkiaken e atherëshme të Westminister zonjën Suzi Burbridge na dhanë tëra mundësitë për vendosjen e tij, me datën 28 Nëntor 2012.
Aktit të tij fisnik të respektit dhe dashurisë për popullin dhe vendin tonë ne ju përgjigjëm atë botë me një dekorim nga ana e Presidentit të Republikës, Sh.T. z. Bujar Nishani në dhjetorin e vitit 2014.
Për ata që e dinë dhe ata që duan ta dinë, emri i atij busti të Skënderbeut në Beyswater, në 113 Inverness Terrace, London W2 6JH është i lidhur me emrin e David Lloydit.
Shqiptaro – Britanikët, sidomos ata që jetojnë në Londër, mundën të shprehnin nderimet e tyre ndaj këtij fisniku ditën e funeralit i cili mbahet në St Matthew’s Church, St Petersburgh Place, London, W2, ditën e hënë, datë 8 Janar 2018, në orën 15.00.

U prehte në paqë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *