Si e mbështet Austria arsimin profesional në vendin tonë!

Arsimi profesional i orientuar nga tregu i punës ka qenë dhe mbetet një prioritet i angazhimit austriak në Shqipëri.

Austria është një nga aktorët kryesorë pasi jep një kontribut thelbësor në reformat e arsimit profesional.

Gjatë paradites së sotme një grup gazetarësh nga mediat shqiptare të shoqëruar nga drejtuesit kryesorë të projektit për “Bashkëpunimin Austriak për Zhvillimin në Shqipëri” vizituan Industrinë fason që ndodhet në Durrës në zonën e Shijakut.

Adminstratori i kësaj industrie fason, Nazmi Grori, në një prononcim foli rreth bashkëpunimit me afrimin e të rinjve nga shkollat profesionale për të punuar dhe praktikuar në këtë industri.

“E vërteta është se shkollat profesionale nuk kanë fuksionuar në mënyrë të drejtë. Por, në dy vitet e fundit falë këtij bashkpunimi kemi arritur që të afrojmë nxënësit të cilët janë praktikuar dhe më pas kanë nisur punë.
Kushtet e punës janë mjaft optimale, punonjësit janë të kënaqur, ndërsa rrogat janë mesatare 300-mijë lek plus dhe siguracionet” tha Grori.

Ndërkohë, në fjalën e tij këshilltari i zyrës qëndrore, Heinz Habertheur, tha se fokusi i këtij projekti është finacimi për shkollat profesionale pasi iu ka munguar diçka e tillë.

Ai theksoi se qëllimi kryesor i financimit është zhvillimi i qëndrueshëm dhe aftagjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *