1920 – 13 qershor – 2017
Nga Niko Kotherja
97 vite – Nje nga vrasjet me te bujshme dhe njekohesisht enigmatike te historise se Shqiperise. Esat pashe Toptani duke dale per te hyre ne automobilin e tij, rreth ores 13:00, ne hyrjen kryesore te hotel “Continental”, ai u qellua per vdekje me dy plumba nga Avni Rustemi. Plumbat, duke i pershkuar organe jetesore, i sollen pashait vdekjen e menjehershme.
Eshte aluduar shume rreth personazheve qe kane investuar ide, organizim dhe monedha per kete atentat. Midis tyre eshte lakuar edhe emri i Ahmet Zogut. Ende sot, nje pjese e dokumenteve te procesit gjyqesor te Rustemit nuk jane bere publike, si dhe bisedimet qe ai ka pasur me avokatin e tij De Monzie, per te krijuar versionin e trajtimit te ngjarjes ne gjykate.
Ne foto: faqja e pare e gazetes “Le Petit Parisien”, botimi i menjehershem pas ngjarjes, i dates 14 qershor 1920; poshte majtas reklame e markes se pistoletave “Smith & Wesson” sipas modelit qe perdori Avniu ne atentat; poshte djathtas fotografi e Avniut menjehere pas dergimit te tij ne polici, pasi u godit dhe u dhunua nga persona te rastit pas atentatit dhe fotografia djathtas tregon godinen ne ditet e sotme te hotelit ku u krye atentati (shenuar vendi ku ndodhi ngjarja me 1 pozicioni i Avniut dhe 2 vendndodhja e Esatit kur u qellua).
Imazhe qe dalin per here te pare.