Shqiptarja Dua Lipa “Zëri i vitit” në BBC?

duaPrej kohësh, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, po cilësohet si një nga talentet më të mëdha në botën e muzikës.

Së fundmi, ajo është pjesë e garës për çmimin “Sound of 2016 (Zëri i Vitit)” që jepet nga prestigjiozi BBC. “Sound of …” është çmim që ndahet prej vitit 2003 nga kritikë dhe figura të zëshme të industrisë së muzikës. Në mesin e 15 artistëve këtë vit është edhe Dua Lipa, interpretuese e hitit “Be The One”, e cila pas Rita Orës është një ndër emrat më të sukseshëm shqiptarë në botë në brezin e ri. Kohë më parë, ende pa u bërë e famshme, në një postim të sajin në twitter, ajo fliste edhe për Shqipërinë e Kosovën. Prej 15 këngëtarëve do të zgjidhet pesëshja më e mirë, ndërsa më 8 janar del emri i fituesit të këtij viti. Më parë këtë çmim e kanë fituar edhe këngëtarë si Sam Smith, Adele e Jessie J. Lista e plotë përbëhet nga: Izzy Bizu, Blossoms, Alessia Cara Loyle Carner, Frances, Jack Garratt, J Hus, Dua Lipa, Mabel,Billie Marten, Mura Masa, NAO, Rat Boy dhe Section Boyz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *