Shqiponja e yjeve shqiptarë të Eurovizionit që tërboi Greqinë

Pak ditë më parë një foto e dy këngëtarëve shqiptarë që gjenden në “Eurovision” u bë virale, pasi u shfaqën duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me duart e tyre.

Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira u bashkuan për të përshëndetur të gjithë publikun shqiptar e gjithashtu për t’i uruar suksese njëri-tjetrit në festivalin Europian.

Fotoja, e cila bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua shumë pozitivisht nga publiku shqiptar, duket se në shtetin grek ka ndodhur krejtësisht e kundërta.

Media greke dhe komentuesit në rrjetet sociale janë shprehur të irrituar nga ky gjest i këngëtares, e cila në “Eurovision” përfaqëson Qipron.

Ata janë shprehur se ky simbol është fyerje për shtetin grek, pasi Eleni, edhe pse është me origjinë shqiptare, nuk e përfaqëson atë në “Eurovision”.

Gjithashtu ata e kanë konsideruar provokim dhe tallje këtë gjest të patolerueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *