Niko Kotherja, drejtor i Muzeut “ABC” në Korçë ka bërë me dije se një veprim dashakeq është konstatuar pasditen e sotme!
Është shkulur pllaka e mermertë ku ishte shënuar se në atë godinë kishte funksionuar “Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Vashave” në Korçë. Sipas Kotheres, kjo pllakë e vendosur në vitin 2011 me prezencën e shumë intelektualëve të mbarë vendit, me rastin e 120-vjetorit të çeljes së asaj shkolle të parë shqipe për vashat. Kjo godinë ndodhet në qendër të qytetit, përballë monumentit të Themistokli Gërmenjit. Fatkeqësi ky veprim ndodh këtë vit, kur shënohet 125-vjetori i çeljes se Mësonjëtores së Vashave. Është dëmtuar një pjesë e identitetit të qytetit, që sa më shpejt duhet të rikuperohet.