Sakoja element i veshjes tradicionale beratase

Sakoja i përket modës bizantine.Ka qenë një rrobe e gjatë deri në nyje të këmbes e hapur përpara me mënge ose pa.Ajo ishte nje veshje e rënde ,e ngrirë nga qëndisja me ar e gurë të çmuar që e stolisnin dhe i jepnin pamje madhështore.Qëndronte pas trupit.Kadifeja ishte cope e vecante ,ajo quhej kadife e sakove të beratit.

Nën sako vishej nje këmishe e gjate sa vet ajo.Kur ajo ishte pamenge rroba e brendshem i kishte mënget e gjata deri te kyci i duarve dhe të stolisura. Zakinisht sakot ishin të qëndisura me fije ari .Emri “sako me sahat berati “ e ka nje motiv specifik .

Ky motiv ka madhësine e nje sahati xhepi dhe e gjejme te sakot e gjata dhe ato të shkurtra.Anët e peshave nga përpara kanë garniturën që fillon rreth qafës përpara e në gjithë fundin përreth.Rroba ka motive qe janë sajese gjeometrike,lule,simbole,kryqe por edhe motive të shqiponjës.

Ref: Berati,Etnografia në shekuj,(Parashqevi Sahaçiu Salepi)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *