Letra e Fan Nolit dërguar Sotir Peçit më 1907, prej së cilës shkepusim disa copeza tregon për Nolin në Amerikë.
Ai ende nuk eshte bere prift dhe nderkaq flitet per entuziasmin e shqiptareve kur u premtu mesha shqip. Ishte pa te holla e me veshtiresi ekonomike. Letra eshte shkeputur nga libri me letra derguar Athanas Tashkos.
—Letër—
Boston, Mass., 14 Mars 1907
“Kombi”
An Albanian Newspaper
Sotir Pettsy
Editor & Proprietor
100 Hudson St.
÷ ÷ ÷ ÷ ÷
I dashur Zot,
Ju shkrova dy letra të cilat jua dërgova bashkë …
Nga Aladroja s’kam shpresë që t’i këput në këtë udhëtim gjëkafshë, po do vete ta piek tani që t’i them dhe të dijë dhe të mësoj ku munt ta piek kur të kthenem prift nga Rumania se ay në verë shkon nga Parisi dhe nukë e gjen kurrë atie.
Tani do shëkoj të bëj ikonomi sa më mundet dhe nga 50 të mos harxhoj përveç ato që janë fare të nevojshme d.m.th. 30, po unë dhe dua të kem një pesësh në xhept për çfarëdo sërë. Asnjë pun’ e mirë s’bëhet me shtrëngim. Munt të mbleth dhe që këtejaza no njëqint dollarë si për navllat, po këto s’duhet t’i bëj hesap se s’i kam në xhept dhe s’di si vjen rota nesër.
Pandeh që këtë punë duhet t’a mbaroni dhe pres përpara Shën-Gjergjit të më vijnë të hollat. Nuk munt të besoni sa u enthusiasnë tërë Shqiptarët dh’ ata mê të poshtërit kur u thashë që do siellim nga vera një prift të meshonjë Shqip. Në Manchester ku vajta të Dielën që shkoj dhe fillova një degë të re të Shoqërisë “Besa- Besën”, 20 veta m’u zotuan se dot’ apin nga 10 dollarë të parën ditë që do të dëgjojnë një meshë Shqip. Bëj hesap pastaj.
Në je patriot, bëju dhe ca mê tepër dhe mbaroje këtë punë dhe të t’ap uratën.
Fan Noli
P.S. Në mos e mbarofsh këtë punë dot’ të mallkoj. Po munt të më thuash se mallkimi im nukë zë pa [u] bërë prift. Po unë them që zë, se në mos jam tani prift i Kishës, po pa fialë jam prift i Shqipërisë. Dhe kij kujdes.
F. N.