Forumi për Mbrojtjen e trashëgimisë përmblodhi problematikat që nga shembjet, puna e keqe, mosmbajtja e përgjegjësisë dhe rreziqet ndaj vilave që zëvendësohen me pallate
Etleva Nallbani: Është shpartalluar nga të katra anët, restaurime me gur fresibël ose patinohen monumentet
Lida Miraj: Ministria nuk ka më specialistë, në Durrës po ndërtohet në zonë arkeologjike A
Fatmira Nikolli, G.SH
Është mbajtur dje në Tiranë një tryezë e rrumbullakët e Forumit për Mbrojtjes e Trashëgimisë Kulturore- një bashkim vullnetarësh përtej bindjeve politike. Në rend të ditës, pesë vite pas themelimit, Forumi nxori në pah dhe diskutoi problematikat më shqetësuese që kanë të bëjnë më objektet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri- nga dëmtimet, te keqrestaurimet, nga masat e munguara te niveli i specialistëve që puinojnë për shtetin a privatin në këtë fushë, arritjet dhe dështimet e vetë Forumit në ‘luftrat’ e bëra për të mbrojtur site të veçanta a për të rindërtuar objekte të veçanta, si edhe një sërë propozimesh që kanë të bëjnë me rijetëzimin e objekteve në kuadër të PPP-bashkëpunimit publik-privat. Në këtë tryezë, nuk morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës apo të instancave të varësi të saj, çka vlen edhe për Institutin e Arkeologjisë, mrgjithëse sipas Forumit ata janë ftuar për të marrë pjesë. Të pranishëm ishin Arben Biçoku, Anila Basha, Erjon Tase, Gjergj Bojhaxhi, Etleva Nallbani, Elsa Ballauri, Lida Miraj, Aleksandër Çipa, Eljan Tanini, etj.
Në disa raste, Forumi ka porpozuar madje edhe të sigurojë financim në ndihmë të monumneteve, siç ëshët rasti i Shtëpisë së FLAmurit, për rindërtimin e së cilës, Forumi është treguiar i gatshëm të hapë një fushatë për mbledhje fondesh nga donatorët. Duke u vënë theksi te rritja e fondeve për trashëgiminë, tryeza e djeshme foli gjatë për restaurimet e dëmshme duke risjellë në vëmendje edhe një herë kërkesën për moratorium që të mos ketë dëmtime. Më poshtë, deklarimet sipas emrave.
Arben Biçoku
(Arkitekt, drejtues Forumi)
Është i nevojshëm një bilanc i trashëgimisë dhe i Forumit, si edhe shqetësimet për punën shkencore, dialogun, transparencën. Unë nuk jam kundër rijetëzimit të monumenteve por çdo gjë duhet bërë me kritere të caktuara. Uën kam në pronësi një monument kulture, për restaurimin e të cilit nuk më jepet leje edhe pse jam vetë restaurator. Kemi kërkuar si Forum të kemi në Këshillin Kombëtar të Restaurimit një përfaqësues por nuk kemi njeri. Njëherë kam qenë i pranishëm dhe kjo ka qenë kur diskutohej Hotel Dajti. Por, për fat të keq, ne nuk kemi të drejtë fjale. Sa i takon Ligjit të ri të Trashgëimisë, nuk kemi informacion se në çfarë pike janë. Nuk na kanë ftuar dhe nuk kemi marrë në duar draft të tij.
Erjon Tase
(Gazetar, drejtues Forumi)
Kemi arritur të nxitim debate publike që kanë nxjerrë në pah mendimin e ekspertëve. Jemi marrë me Piramidën, denoncime për monumentet e zhdukura, kemi bërë analizë të premtimeve elektorale, kemi folur për Tepelenën, pemët, parqet monumentale, afresket e Valshit, vilat historike, Lulishten e 1 Majit, problemet e Gjirokastrës, privatizimin e Butrintit, sitin e Komanit që u shpëtua pas shumë lufte gjë që tregoi se bashkimi i gjithë aktorëve arrin në rezultate të mira, kemi ngritur zërin për Amantian, muret e Beratit, hyrjen te Parku i Liqenit, shatërvanin e Durrësit, Shtëpinë e Flamurit dhe për Stadiumin “Qemal Stafa”. Jemi tek restaurimet për të cilat ka debate. Jemi në një kohë që buxhetet për restaurim janë më të mëdhatë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në këto 25 vite. Por a janë bërë në cilësinë e duhur? Ka pasur aq debate sa është kërkuar ndërprerja e restaurimeve për një kohë. Varri i Idromenos në Varrezat e Rrmajit, muret e Sinagogës në Sarandë, Hamami i Krujës, Kulla e Sahatit, muret e kalasë së Lezhës kanë qenë problematike.
Etleva Nallbani
(Arkeologe)
Janë shumë probleme sepse është shpartalluar nga të katra anët. Janë bërë investime në restaurim jo në gërmime, restaurimi nuk shkon pa arkeologjinë. Komani është përfolur si sit i shek. 6-8 por unë po gërmoj një kishë benediktine të shek. 11-13. Është gjë e jashtëzakonshme. Sa elemente janë zhdukur dhe sa zhduken? Restaurimi nuk të jep të drejtë ti japësh jetë apo ta transformosh një objekti që të vjen nga lashtësia. Ka të bëjë me historinë- gjërat që nuk shihen sot më. Jepen para për t’u restauruar, ta zëmë Kulla e Sahatit apo Tyrbja. Sa elementë janë zhdukur e sa do zhduken gjatë restaurimeve. Si mund të bëhen restaurime me gur fresibël ose të patinohen monumentet. Unë i kam parë të lyejnë shkallët e Korpusit me gëlqere kur erdhi Papa. E gjithë kjo tregon se si njihet dhe transmetohet trashëgimia- dhe tregon një çalim të madh. Është shumë mirë të investohet- le të mos ankohemi gjithnjë- por nëse vijon kështu në 20 vjet shumëçka do dëmtohet.
Duket se ministria ka rol rregullator mes agjencive private. Projekte që hartohen nga IMK nuk kanë emër autori dhe kjo tregon mos mbajtje përgjegjësie për to. Për mua, të rijetëzosh një shtëpi ka kuptim, por të rijetëzosh Apolloninë apo Lezhën e Sipërme, nuk ka kuptim. Ai që do ndërtojë në kalanë e Lezhës, do prishë fortikimin e shekullit të V, më pas muret osmane. Çështja është e komplikuar. Çfarë do rijetëzojmë, kalatë? Ai ka fituar gjyqin sepse ministrua nuk ka çuar juristët e vet. Ka dalë një urdhëresë para dy muajsh që Ministria e ka postuar në facebook para pak kohësh si sukses. Ajo thotë se në kuadër të kontrollit të trashëgimisë së lëvizshme, që tregon se ju mund ti mbani objektet, mjaft që ti regjistroni brenda gjashtë muajsh. Kjo do të thotë se “vidhni sa të mundni mjaft të na tregoni çafrë keni”. Kjo bën që të gjitha vendbanimet të bëhen shoshë.
LIDA MIRAJ
(Arkeologe)
Në Institutin e Monumenteve të Kulturës nuk ka më specialistë. Sa i përket restaurimeve janë skandaloze, shihni muret bizatine në Durrës, si dëmtohen afresket, nuk ka kthim pas, nuk ka as profesionistë. As mbikëqyrësit e punës nuk janë specialistë. Në zonën arkeologjike A në Durrës po ndërtohet, 5 metra nga zyra e drejtorisë rajonale, nuk po respektohet as distanca 3.5 metra, ajo është bërë 0.5 metra. Këtu nuk kuptohet që rikonstruksion dhe restaurim janë dy gjëra të ndryshme, ashtu sikundër thonë gabim – amfitetari për teatrin e Butrintit. Është shembur muri rrethues i Beratit e Butrintit po nuk ka mbajtur njeri përgjegjësi.
Gjergj Bojaxhi
(Drejtues i Forumit)
Në këtë takim janë ftuar Ministria e Kulturës dhe agjencitë e saj, por nuk kanë ardhur as për të bërë oponencën. Forumi është jashtë modelit të shoqatave, fusim gjithnjë emra të rinj me frymë të re. Kemi arritur deri aty sa kemi kërkuar moratorium restaurimesh sepse kemi parë një situatë të dëshpëruar, nuk ka një strategji të mirëfilltë dhe ndërkohë kemi një ministri që nxjerr një dokument për rijetëzim pa pasur strategji.
Aleksandër Çipa
(Gazetar)
Duhet të bëhet publike organigrama e Institutit të Monumenteve të kulturës si edhe të nxirren vendet ku bëhen resturimet e kush i bën për të kuptuar më shumë. Kam parë që ka edhe tabela me emërtesa muzeumesh që kanë gabime drejtshkrimore, është për të ardhur turp.
Armand Vokshi
(Kreu i Shqatës së Arkitektëve)
Jam i shqetësuar për për pjesën e identitetit të qyteteve. Nuk janë të rëndëishmë vetëm kalatë, por edhe ndërtimet që janë bërë 70 vitet e fundit. Personalisht kam folur pa fund dhe jam marrë gjatë me to. Mbase duhet biseduar me bashkinë që në planin rregullues të bllokohet, që edhe nëse vilat e vjetra apo ndërtimet e dekadave të fundit shemben apo digjen, aty të mos ndërtohen pallate.
Eljan Tanini
(Aktivist)
Jam marrë gajët me vilat e Tiranës, kanë të bëjnë me identitetin e qytetit. Ato nuk mbrohen duke u dhedhur në facebook si foto. Kam pasur shqetësim për kalanë e Turanës së cilës i ka mbirë bar. Ndërkaq, dëgjoj gjithnjë e më shumë të thuhet se një rrezik i madh i kanoset Sarajeve të Toptanëve, për të cilët thuhet se do të digjet dhe do të ndërtohet një pallat. Ne nuk mund të presim të bien ndërtesat e të dalim në ekran e të flasim pasi të bien. Duhet të merremi me parandalimin e tyre. Për Tiranën, mbase duhet të ketë një listë me çfarë po ndodh me ndërtesat.
Anila BASHA
(Gazetare, Drejtuese e Forumit)
Edhe unë kam marrë informacione të tilla për diegien e Srajave të Toptanaasve. Mbase do të duhet të kontaktojmë pronarin. Por sigurisht duhet bllokuar ndërtimi në vende ku ka pasur vila. Ka ndodhur edhe me vilën pranë ambasadës hollandeze e njëjta gjë, në fillim u përfol, pastaj ndodhi. U tha që do shembej, u shemb gjatë natës, dolën ministria dhe instituti i monumenteve e folën pasi u shemb por sot aty është një pallat. Edhe për Sarajet kemi të dhëna të tilla, por do të kontakojmë pronarin për të ditur çfarë po bën. Ndërkohë, duhet thënë se shumë instanca shtetëorore janë lajmëruar përmes emailit për këtë tryezë por nuk kanë ardhur.