Rivarroset nobelisti Pablo Neruda, vdekja e tij ende mbetet mister

Kili ka rivarrosur mbetjet e trupit të fituesit të çmimit Nobel, poetit Pablo Neruda, tre vjet pasi eshtrat e tij u zhvarrosën për të hetuar shkakun e vdekjes.

Neruda vdiq nga kanceri i prostatës në vitin 1973, pak ditë pas grushtit të shtetit që solli gjeneralin Augusto Pinochet në pushtet.

Por vazhdimisht, ka pasur zëra këmbëngulës se ai u vra.
Vitin e kaluar shkencëtarët e mjekësisë ligjore thanë se kishin gjetur një infeksion bakterial të pashpjegueshëm në trupin e tij. Rezultatet e plota testit pritet të dalin muajin e ardhshëm.
Pablo Neruda ishte një mbështetës i patundur i presidentit të rrëzuar të krahut të majtë Salvador Allende.
Trupi i Nerudës u zhvarros në prill 2013 për të përcaktuar nëse ai vdiq nga helmimi, ashtu siç shofer i tij Manuel Araya dhe të tjerë dyshojnë.
Shoferi i poetit,Araya tha se Neruda, i cili ishte 69 vjeç, e kishte thirrur atë nga spitali në Santiago dhe i kishte thënë se ndihej shumë sëmurë pasi i kishin bërë një injeksion në stomak.
Disa besojnë se ai u helmua duke qenë se ishte një mbështetës i patundur i presidentit të rrëzuar Salvador Allende.
Autori, një poet dhe politikan i njohur, ishte gjithashtu anëtar i shquar i partisë Komuniste kiliane dhe thuhet se po përgatitej për të udhëhequr rezistencën kundër qeverisë së gjeneralit Pinochet.
Avokati, i cili kërkoi ekzaminimin e eshtrave, Eduardo Contreras, i tha agjencisë së lajmeve AFP se pas kaq shumë kohe, ekzistonte rreziku që testet të jenë jobindëse.
“Edhe pse të gjitha provat flasin për një krim, do të jetë teknikisht shumë e vështirë për ta provuar këtë gjë”, – tha ai. Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1971./Pasqyre.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *