Ridalin në dritë skulpturat urbane në Vlorë

Kanë ridalë në dritë skulpturat urbane në Vlorë.
Në kuadrin e punimeve per realizimin e Anadetëses së Vlores, bëhet esdhe restaurimi i skulpturës së “Peshkatarit” realizuar gati 60 vjet përpara nga skulptori i mirënjohur Thanas Papa.

Këshilltari i kryeministrit Rama për Urbanistikën, Artan Shkreli, njofton se kjo sintezë urbane, bashkë me nje set të tërë skulpturash të tjera të së njëjtes natyrë zbukuronin ne vitet 50 zona te veçanta, kryesisht të qyteteve tona bregdetare.

“Ndërhyrjet me objekte të tilla lirike e bukolike, dikur aspak te politizuara, qenë influencë neoklasicizmi në urbanistike dhe arkitekturë ndërsa sot pjesa dërrmuese e tyre kanë humbur e janë shkatërruar dhe kjo ndërhyrje e vogël ne kokën e “Peshkatarit”, pikerisht për kete, merr një rëndësi te veçantë”, shkruan ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *