Revolta e Spaçit si Aushvici!

Nga Ilirjan Blloshmi

I ndërtuar në mesin e vitet ’60, kampi i Spaçit, i pozicionuar në një nga zonat më të izoluara të rrethit të Mirditës, do të shërbente për plot 25 vjet si një nga institucionet më të tmerrshme të “Riedukimit”. Pikerisht ne kete ferr qe ju kishte lidhur duart qindra njerzve ndodhi nje nga revoltat me te medha.
Revolta ndodhi 21­-23 maj të vitit 1973, revolta e kampit të Spaçit do të trondiste nga themelet në tërësi sistemin e “gulagëve shqiptarë” si dhe do të vinte totalisht në alarm jo vetëm administratën e kampit, por edhe qeverinë dhe veçanërisht Ministrinë e Brendshme, e cila do të niste vetë zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehun në Mirditë për të menaxhuar situatën.
Menjehere pasi shtypen revolten krimbar e kuq. Ngriten Gjykata Ushtarake, e kryesuar nga gjykatësi Hilmi Telegrafi, ndihmësgjyqtar Ymer Aliko dhe prokuror Mit’hat Goskova, do të jepte gjithashtu dënime tejet “donkishiotjane” edhe për rreth 30 të dënuar të tjerë pjesëmarrës aktivë në revoltë, të cilat varionin nga 25 vjet e deri në burgime të përjetshme. Perfundimet dihen te pushkatuar, te denuar me burgime te perjtsheme.

Po sot! Asnje gje per ate revolte, asnje fjale nga politkanet “antikomuniste”. Ajo revolte ishte nje auzhvic me vete. Ashtu si hebrenjt dhe ate burgosur politike kerkuan lirine. Përsa i përket krimit shtetëror komunist Shqipëria mund t’i heqë kapelën vetëm Kamboxhias së Pol Potit apo Koresë së Veriut të Kim-ëve. Ajo mban primatin e zi të vendit të vetëm ateist në botë, të të vetmit popull të cilit i ishte ndaluar me ligj të luste Perëndinë. Por dhe në të ashtuquajtur demokraci ish-të përndjekurit janë përsëri disidentë. Duke mbajtur mbi shpinë këtë makinë të përbindshme terrori për një gjysëm shekulli, ishte normale që pjesa më e madhe e shqiptarëve (pra ish-të përndjekurit) të kërkonin, me ndërrimin e sistemit, edhe një rishikim të historisë së tyre të gjymtuar e një vënie para gjyqit të përgjegjësve kryesorë të tragjedisë së tyre.

2 comments

  • Te me falesh zoti Blloshmi pornuk besojse e keni idene e Auschwitz it. Pa ulur mizorine dhe permasat.e tragjedis shqiptare te Spacit e qafbarit referimi e krahasimi eshte pak naiv

    Reply
  • Te me falesh zoti Blloshmi pornuk besojse e keni idene e Auschwitz it. Pa ulur mizorine dhe permasat.e tragjedis shqiptare te Spacit e qafbarit referimi e krahasimi eshte pak naïve
    Persedyti e shkruani ju Jo une

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *