Reportazh/ Apollonia, vendi ku mrekullitë shqiptare konkurohen nga suveniret kineze

 Nga Arben Runa

Perpara nesh zvarritet ngadale ne rrugen me gropa nje minikuper i kuq, i mbajtur mire.Duket se eshte e njejta rruge qe kam ecur 30 vjet me pare madje edhe gropat duhet te jene po ato se ketu ska vene dore njeri per te hedhur nje cipe asfalti.Me kot ai qe eshte ne timon perpiqet tju shpetoje gropave duke dredhuar .Ky duket si mission i pamundur.Nga pasqyra dhe neper kthesa duket se cifti qe udheton brenda minikuperit jane te huaj. Eshte nje djale evropian rreth te 28 dhe nje vajze me tipare aziatike rreth 24 vjec. Kane marre nje makine me qera dhe po shetisin shqiperine ne nje lloj turizmi kulturor. Ndjekin trip advisor dhe gps dhe here pas here rralle ju del nevoja te pyesin njerzit ne rruge se si shkohet ne Apolloni.Madje cuditen kur ndonje nga te pyeturit ngre supet se per ta konsiderohet sig je e rendesishme qe duhet ta dine te gjithe.Fundja cmund te kete me te rendesishme ne kete humbetirem dikur kenete.

Vajza nxjer koken nga xhami dhe pyet nje fashatar te Pojanit qe kalon aty nderkohe.

Aha Apollonia? Go drejt dhe kthehu djathtas Is ne koder , lart… Vajza duket se ka kuptuar me shume nga mimika dhe nga shenjat sesa nga shpjegimi dhe vazhdon rrugen.

Nje tabele e vogel gati e fshehur pas nje ferre ta tregon drejtimin per ne Apolloni.Por kjo seshte asgje me ato cte shohin syte ne Apolloni vete kur mbrin brenda mureve te qyetit antic.

Vajzen aziatike e ndesha serish tek postblloku qe postbllok I thencin.Nje tub I telendisur I lyer me ca rripa boje dhe me ca gure ne fund per kunderpeshe te kujtonet me shume hyrjen ne ndonje repart te humbur ushtarak te kohes se dikurshme sesa ne ne nje vend te rendeswishem arkeologjik per te cilin vajza para meje kish ardhur qe nga azia e larget per ta vizituar.

Eshte ora 11 e paradites.Kohe me te bukur per nje vizite tille zor se gjen .Edhe stine te tille.Nen nje diell te ngrohet dhe ne nje gjelberim te harlisur qe shtrihet deri tej ne horizont atje ku eshte deti. Kodra arkeologjike ngjan sin je fron mbrteror qe shikon me mosperfillje ato qe ndodhin poshte ne kembet e saj.Ajo ska te beje as me intrigat dhe hajdutlleqet e fshatareve poshte ne fushe , as me kontrabandistet dhe sekseret e by passit qe po shtrihet ca kilometra me tej as me kontrabneden e hashashit dhe trafikun e femrave qe zhvillojne me sukses ato qenjet dykembeshe atje poshte ne ne kembet e kodres.

Apollonia eshte dicka tjeter.Nje virgjereshe e veshur ne te bardha , ne vendin kohen dhe popullin e gabuar…

Kostandin te ardhte gjema….

I pari qe ndesh sa hyn ne Apolloni eshte Kostandini nje polic privat I hallakatur e ilodhur.I pari edhe I fundit sepse ketu nuk ka me asnjeri megjithse eshte orar I pikut te vizitave. Nje amerikane me kapele gjyesm republike kerkon nje guide ne anglisht po kujt tja kerkoje .Aty vetem kostandini eshte. vete zot vete shkop.

Ah Anglisht …Nuk ka .thote kostandini

E pyesim kostandinin se si eshte puna dhe ai svonon ta vjelle vrerin qe I eshte mbledhur se dhe ai e kupton qe eshte e turpshme te sillesh keshtu.

“ Kane qene tre cicerone po I shkurtuan para ca muajsh , shkurtim fondesh.Kane lene vetem nje. Po ky ose duhet te shpjegoje brenda ne muze ose duhet te mbylle muzeun dhe te shetise grupet turistike ne amfiteater e me tutje.E ka te pamundurti beje te dyja.Po sot ashtu e pati nje pune me thote ne confidence duke me qasur gojen tek veshi.Iku se I thane qe kishte lopen semure dhe se di do ktheht me apo jo .E kerkuan dhe keta te huajt qe erdehn me autobus.”

Nuk di cte besh te ulerasesh apo te bertasesh kur I degjon gjithe keto idiotesira nga njerez qe kane te njeten shtetesi me ty.Kostandin te ardhte gjema ….se pse me vjen ne mend vargu I doruntines , ndoshta per shkak te emrit kostandin dhe atmospheres mortore futuriste perreth dhe jo s eka faj diteziu Kostandin.

E pyes kush eshte drejtori i Apolonise dhe me thote Marin Haxhimihali po ai rri ne Tirane.Nuk di nese urrej njeri me shume sesa kete Haxhimihalin ne keto caste dhe sdi te kete njeri tjua kete bere kaq te urryer shqiperine ne kaq pak caste kaq shume te huajve.Me mend bej nje llogari te thjeshte .ketu eshte nje autobus me 40 vende jane dhe rrteh 20 autovetura pra dicka me shume se 100 njerez te cilet nga 200 leke te biletes bejne 200 mije leke nderkohe qe nje roje apo nje cicerone merr 10 deri ne 15 mije leke te vjtera ne dite.Po sikur ketu te kishte edhe diktofon me kufje ne gjuhe te ndryshme nga 3-5 euro secili , sikur te kishte edhe nje salle ku shfaqej ne nje ekran me cd historiku I apollonis per 2 euo…Po sikur te ishte dhe nje kioske e vogel qe shidste harta kataloge, flamure dhe uje me gaz e kapele…. Mortja te hengeert o Haxhimihal… Ty dhe ministrine tende deshtake.

Kostandini eshte vertet zot shtepie, I ben te gjitha,Ne keto moment ben fotografin packa se seshte mesuar me keta telefonat e shtrenjte dhe gishta I ka te trashe prej bujku per te dhene komanden e duhur.

Historia qe e permjerrin qente…

Apolonia fle nen toke.Thone se vetem 10% e saj eshte zbuluar.Dhe me mire qe ka ndodhur keshtu.Ndryshe guret e amfiteatrit do te stolisnin murin e kasolles se bagetive te ndonje fshatari rrotull ndersa kolonat e mermerta do te mbanin mbi supe llamarine e nje haleje ne kopesht. Absurdi nuk ka ane e fund ketyre aneve.Keta njerez flene mbi thesare kulturore.Aq shume jane ato sa qe kur punojne token dhe nxjerrin gjera antike I hedhin me in diferentizem ne fund te parceles si gjera pa rendes I per ta .Per ata qe marrin vesh dhe qe marrin rrugen deri ketu Apollonia eshte nje gje e rralle qe zor se te bie rasti ta shofesh serish ne jete sic thote Amerikani qe ka ma ngjiytur dhe qe ne mungese te guides ka hapur wikipedian per te mbledhur informacion dhe te beje ne njefare menyre guiden per te tjeteret perreth.

“Eshte themeluar ne shekullin e 7 para Krishtit, thote amerikani I shnderruar ne guide dhe emrin eka marre nga perendia Apollon…Edhe kur ra qyteterimi grek dhe lulezoi ai romak Apollonia vazhdoi ta ruaje madheshtine.

Apollonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apolloniate e arteve te bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Në momentin kur në Romë, gjatë një komploti në Senat u vra Jul Cezari, nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinë në Apolloni. Kronikat romake tregojnë se si ai, me të marrë vesh lajmin e vrasjes së Cezarit u nis me një anije nga Apollonia dhe kur, pas disa kohësh vetë Oktaviani u bë Perandor, e ruajti mirënjohjen për qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apolloninë nga të gjitha taksat…..”

Amerikani leviz ngadale I ndjekur nga turma e turisteve pas tij.Hedhe nje sy perreth dhe sho se sa shume qen endacake ka ketu.Ndoshta jane ne perpjestim te zhdrejte , sa me shume shkurtohjne cicerone aq me shume shtojne qente ne kete koder te paperseritshme .Qente ngrojen ne diell , luajne me njeri tjterin, pshurrin neper peme duke shenuar territorin ashtu sic bejne qente .Sthone kot qe, historia kam dhe formen e saj komike .Ja tek kjo pema ku perandorim I ardheshem Oktaviani mund te jete ulur gjunjeprere sapo mor lajmin se Jul Qesari vdiq dhe se me shume se thika I kish dhembur goditja e Brutit…tani pshurr ky qen endacak…

Ej Haxhimihal… HaxhiQamil..Haxhirrezil , Haxhixhebrail… se di a te dhemb kjo gje apo te eshte bere lekura sholle me gjera te tilla.Si mundesh ta hash ate pak rroge dreqi ta haje kur shef se cbehet ketu.Shqiptaret nuk ta kane borxh te paguajne me taxat e tyre mediokritetin tend.ik ik ,Ik sa me larg, atje ku sndjehet fjala turp

Spirua shet suvenire kineze

Si te gjithe ata qe vizitojne nje vend edhe ne duam te marrim nje suvenir.Jo per gje po per te then qe kemi ardhur se ketu nuk eshte per te ardhur se te vjen keq edhe per veten edhe per vendin tend te keqtrajtuar keshtu sin je femer te perdale.

Spiroja vjen direct nga klubi afer dhe na flet greqisht.Greqishte e perzier perzishem me nje ere te forte alkooli. Suveniret jane kolona te apolonis ete punuar ane Kine.Mortja Spiron dhe turizmin e Spiros thote nje grua pas meje.Po pse per mallra kineze jemi keq…?

Spiroja eshte kodosh I madh nuk eshte aq I paditur sa te duket ne pamje te pare.

“E lene kastile keshtu Apolonine na nget ne bisede , meqe eshte greke dhe keta si kane qejf greket e kupton vete ti…”

Shejtan budallai spiro a ndoshta squhej fare spiro po eshte emri qe mund te kete marre kur ka shkuar ne greqi dhe shtronte pllaka, nuk ka sit a kuptoje ate qe I themi se ketu behet fjale per nje kohe para krishtit e qe ska lidhje me greket e sotem ku ka punuar ai si argatapo me Janullatosin vete, se asokohe qytetrimi grek ishte ai qe udheiqte boten ndersa popujt e tjere ata qe sot i japin borxhe greqise jetonin akoma neper peme.Po keto jane gjera jo per rradaken e spiros.SWja vlen ta sqarosh.

Madje dhe nje turiste e huaj te cilen Spiro me ngulm do te fuse ne kishe se do ti shese qirinj jo se I prishte pune pe rbesimin ja kthen me arrogance.

“Jo kishat I kame pare ne Betlehem ketu kam ardhur per Apolonine…” Po Spiros ska zot qe ja heq nga rradakja e tij e shoget se krishterimi dhe apolonia jane ne kohe te ndryshme ….

Nje turist tjeter ka nje nevoje po aq nerezore , deshiron te shkoje ne tualet po aty rrotull ska nje te tille.Spirua ne keshillon se mund te shkojme tek lokali qe ngrijhet brenda parkut arkeologjik te pime dicka dhe me ate sbep perdorim dhe banjen.

Te gjithe ikim koke ulur.Skemi marre ate qe kemi pritur nga kjo vizite.Ndersa zbresim taqtepjeten ne mend mem pliksen nje sere emrash si gjarperinj mitologjike qe te marrin frymen. Haxhimihal , haxhiqamil , haxhirezil ,haxhikatil.Po se mos eshte ai I vetmi ai eshte vetem njeri nga katilet e historise sone qe na e vleresojne te tjeret por qe e perdhosim vete pa pushim perdite.

Ne Apoloni me ka rastisur te jem 30 e kusur vjet me pare ndoshta aty ne vitet 70-80.Isha end enje femije 10 vjecr qe sdiaj as cishte historia as madheshtai antike .Njeriun me te madh une dija Enver Hoxhen .Mbaj mend se ishte festa e 1 majit dhe nje brigade naftetaresh kishte ardhur ketu te festonte 1 majin diten e puntorebve .Mbaj mend shtruan disa carcafe ne bar dhe u shemben duke ngrene pula te pjekura.me kane ardhur gjithnje ne kujtese fragmenet nga ajo skene sa here qe degjoja per apollonine .Fytyra te djegura nga dielli , shumice me mungesa te dhemvbeve qe perlyheshin me kockat e pulave dhe pastaj I hidhnin pas shpine .ne fund nuk ngeli asgje , qeset atehere sishin me nje perdorim mbeti vetem nje vaterlo kockash qe mem ka ndjekur pas ne kujtese gjithe keto vite.Asgje thuajse nuk ka ndryshuar ketu qe prej asaj kohe.Baterdia vazhdon .Se did he sa kohe do me ndjeke pas ne kujtese kjo pamje e fandaksur e kesaj dite , por e di qe gjate do te shkoje…

Shkruar per gazeten TemA

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *