Rama i thotë të presë Robert Ndrenikës dhe pastaj ikën, aktori bën ironi më pas

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar  projektin e ri të Teatrit të ri.

Në fjalën e tij Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë “për të shembur teatrin ekzistues dhe ndërtimin mbi të, të një Teatri dinjitoz”.

Sipas tij, sot Teatri Kombëtar është jashtë çdo standardi.

Në fund të fjalës së kryeministrit, Robert Ndrenika kërkoi fjalën.

Por Rama nuk e lejoi të flasë duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”.

“Mirë dakord po shoh projektin”, i është përgjigjur pa mikrofon aktori i madh.

Por, pasi prezantimi i projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels përfundoi, e mori përsëri fjalën Rama i cili tha:

“Unë po largohem tani diskutoni me njëri- tjetrin”.

Ndrenika tha se nuk ishte lejuar të ndërhynte për të pyetur, edhe pse nga kamerat kjo ishte e pamundur të fokusohej për shkak se aktiviteti ishte me regji qendrore.

Duke folur për mediat pas takimit, Ndrenika bëri ironi me ftesën e Ramës.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”, tha më pas Ndrenika.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane.

Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj.

Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.(TemA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *