Prezanto trashëgiminë personale, në projektin “Muzeu im”!

A keni ndonjë unazë që jua ka lënë pas gjyshi apo gjyshja? Ndonjë vazo të vjetër në shtëpi? Apo çdo objekt tjetër që posedoni dhe vjen nga e shkuara e largët?

Muzeu Historik Kombetar ju fton çdo të premte, të merrni këto objekte dhe t’i prezantoni në ambientet e tij  duke u bërë kështu pjesë e projektit “Muzeu im”.

Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij aktiviteti atraktiv është i ftuar, bashkë me objektin e tij për ta prezantuar atë. Objektet që do të sillni normalisht që do t’i merrni sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *