Piratët e vërtetë të Karaibeve

 

 

Piratët kanë qenë pjesë e kulturës popullore qysh kur u shfaqën nëpër dete me synimin për pasuri, famë dhe lavdi. Legjendat për piratët kanë mahnitur njerëzit në shekujt XVII dhe XVIII.

 

Edhe pas 300 vjetësh, tregimet për Long John Silverin, kapitenin Hook dhe Jack Sparrowin janë më të popullarizuara sesa dikur. Por a janë të vërteta këto tregime për piratët? A ka një X në hartë, një thesar të fshehur, një flamur me kafkë dhe dy eshtra që valëviten? A kanë ndodhur duelet deri në vdekje mes autoriteteve dhe këtyre njerëzve të egër të detit? Po duket që po, shkruan Koha Ditore.

 

Por tregimet e vërteta janë shumë më të mahnitshme sesa ato që janë parë në ekranin e kinemave. Nëse është një njeri që ka nisur të ashtuquajturën Epokën e Artë të Piraterisë, atëherë është Kapiteni Henry Avery.

 

Në librin e tij “The Republic of Pirates”, Colin Woodard shkruan se aventurat e Averyt “frymëzuan shumë drama dhe romane, shkrimtarë e historianë dhe vetë piratët e Periudhës së Artë”.

 

“Ai ishte frymëzim dhe simbol i rëndësishëm i gjeneratës që u bënë piratë të Periudhës së Artë”, thotë Woodard për CNN-in. “Shkak i kësaj u bë Henry Avery që u shndërrua në fenomen të pop-kulturës kur këta piratë ishin fëmijë dhe adoleshentë”. Në kohë kur këta ishin djelmosha, Avery ishte legjendë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *