Pikë –pikë

Zvika Szternfeld

Në një shpellë në Bullgari
Perëndia numëron vitet që rrjedhin pikë – pikë.
Në zemrën e tij hyjnore vendimi tashmë është marrë.
“Njeriun do ta krijoj sipas shëmbëlltyrës së një stalaktiti
dhe dashuria në kraharorin e tij do të jetë pellgu ku do të mblidhen ai,
pikëzat dhe stalaktitet e veta të dashura.
Flora dhe fauna do të turren fluturimthi drejt njëra-tjetrës
Dhe drejt vetvetes”.
Në heshtjen e shpellës
Rrjedha pikë-pikë e miliarda viteve
Do të bëjë copë-copë mendjen e gjithkujt.

Përktheu: Alisa Velaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *