“Pa librat e tij, nuk do të ishim këta që jemi”

FB_IMG_1453980988281Nga Dritan Hila

Sapo ka hyre 28 janari, dita kur lindi Ismail Kadare. Pa librat e tij nuk do te ishim keta qe jemi. Aq sa ja ka dale te na gdhende, ka bere nje pune prej mjeshtri. Skenderbeu qe prisnim prej 500 vjetesh te rilindëte me shpate, fati na e solli me penë. Ka bashkuar kete komb me shume se çdo politikan. Eshte fytyra jone aristokratike ne bote. Eshte pasaporta jone evropiane. Vepra e tij, eshte piramida me e sigurte e kufijve. Eshte thengjilli i mbetur qe prej koherave kur ketu jetonin konte e princer, e qe akoma leshon afsh. Eshte fat qe egzistenca e tij tashme nuk varet prej politikes shqiptare apo disa frymoreve shpirtzi e cmirezi vulehumbur te ketij kombi, ndryshe do ti kishin bere te vetmen gje qe dine te bejne: gropen. Faleminderit qe egziston. Jete te gjate dhe pune te mbare, se me keto mend qe kemi, kushedi kur do ta nxjerrim prape nje si ty. Mbase do na duhen shekuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *