Obama reciton poezi dashurie për Michelle dhe reflekton mbi presidencën në shoun e Ellen DeGeneres

13Firstdraft-obama-blog480Presidenti amerikan Barack Obama ka qenë i ftuar në shoun e komedianes e prezantues së njohur amerikane, Ellen DeGeneres.

Qysh nga viti 2007, kur Obama u shfaq për herë të parë tek Ellen, këtë herë kthimi ishte komplet ndryshe. ai ishte gazmor duke recituar poezi dashurie për gruan e tij për ditën e San Valentinit, pasi pa përmes një videokasete një poezi që Michelle ia lexoi atij nga Shtëpia e Bardhë.

Pas recitimit të vargjeve ““Roses are red, violets are blue, you are the president, and I am your boo..”, zonja Obama i tha komedianes se ajo ishte gruaja e vetme me të cilën do të pranonte ta ndante  burrin e saj për Shën Valentin, ndërsa e urdhëroi Barakun t’i çonte çokollata.

“Dikush të marrë gjërat nën kontroll, sepse situata po nxehet”,  u përgjigj Obama, i cili e lejoi DeGeneres  ta shoqëronte atë në një kat mbushur me petale trëndafili dhe ku grupi i saj luante në sfond muzikë romantike. “Michelle, këtë Shën Valentin, unë do të trajtoj mirë”, tha ai.

Në fakt,  Obama do ta kalojë ditën e të dashuruarve pa Michelle, duke luajtur golf në Rancho Mirage, Calif, para mbajtjes së një takimi me liderët e Azisë Juglindore javën e ardhshme.

Obama ishte shfaqi një gjendje reflektuese në shou, kur foli për aksionet e shtatë viteve të tij si president dhe për atë që ai do të humbasë, kur të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Në krye të listës: Air Force One.

Kur  DeGeneres e pyeti nëse ai do të kthehet për të fluturuar në linjat ajrore komerciale, si një qytetar privat, ai u përgjigj me një “Jo” të theksuar. “Nuk do t’i humbasë fluturimet komerciale”, tha ai.

Sa për atë se çfarë do të bëj, pas Shtëpisë së Bardhë,  Obama tha se ai ishte duke shijuar mundësinë për të shkuar për shëtitje në një ditë të bukur.

Obama foli edhe për vajzën e tij, Malia e cila së shpejti do të shkojë në universitet.

“Është e vështirë,” tha ai. Por shtoi se: “Ajo është gati për të shkuar. Ajo është vërtetë një njeri i zgjuar, e aftë dhe e gatshme për të bërë rrugën e saj”, tha Obama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *