Një thesar me monedha raguziane, i zbuluar në amfiteatrin e Durrësit

Një thesar me monedha raguziane, i zbuluar në amfiteatrin e Durrësit.
Thesari u gjet në një enë qeramike gjatë një gërmimi arkeologjik. Frederik Stamati shkruan se të nesërmen e gjetjes erdhi në laborator. Sipas tij radiografitë treguan se monedhat ishin hedhur “në dy duar”. Mandej, ai vëren se dikur, shekuj më parë, duke hapur themelet e një banese, e thyen anash me kazëm enën, por nga rrëmuja e coprave dhe e dheut, nuk e kuptuan fare se sa pranë thesarit kishin qenë. “Na e lanë ne! Restaurimi u paraqit tepër i vështirë. Struktura e argjendit ishte transformuar dhe monedhat nuk duronin as prekjen me penel, sepse thyheshin. U bënë shumë ndërhyrje derisa gjithçka u normalizua. Dolen 549 copë monedha argjendi, prerje të Raguzës në periudhën kohore 1510 – 1530. Monedhat paraqesin nga njëra ane San Blasius, që është shenjti mbrojtës i qytetit që nga shek. X dhe nga ana tjetër Krishtin pantokrator. Thesari dëshmon lidhjet tregtare midis dy qyteteve. Që nga koha e restaurimit dhe deri tani ai ruhet shumë mirë, në gjendje të plotë sigurie dhe falë numizmates Shpresa Gjongecaj i sistemuar në foleza të një teknologjie tepër të lartë”, shkruan restauratori Stamati.
FB_IMG_1469299679847

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *