Një shpatë e Skënderbeut e stilit bohemian? Hipoteza e debate

“Kush na siguron se Skenderbeu nuk ka perdorur shpate te tipit bohemian ose islam? Me duket se “koleget” austriake nuk kane sjelle deshmi se kjo shpate ka qene prone e filan princi ose e luftetari bohemian, per te thene se ajo nuk eshte perdorur nga Skenderbeu”

 

(Sipas shkrimeve të Kristo Frasherit)
Fillimisht ne Muzeun e Arkidukes Ferdinand ne Austri kane hyre ne vitin 1593 tri objekte te Skenderbeut: nje perkrenare dhe dy shpata, por se ku ndodheshin ato me pare, ai thote se nuk e di. Me vone, -vazhdon ai, – njera nga dy shpatat nuk figuron ne inventarin e muzeut, kurse ne gjysmen e dyte te shek. XIX, krahas shpates me trup te drejte, ne stenden e objekteve te Skenderbeut u vendos edhe nje shpate e harkuar, e cila i perngjante pallava turke te kohes, pra te shek. XV (paraprakisht themi se keto njoftime, sikurse do te shihet, nuk jane te sakta).

Tani, vazhdon ai, kjo palla me trup te harkuar, eshte hequr nga vitrina e objekteve te Skenderbeut, mbasi, “koleget” i paskan thene atij se ajo “nuk i perket Heroit tone Kombetar, por eshte nje shpate e tipit bohemian qe eshte perdorur ne Luftrat Husite ne Ceki”. Pastaj shton se, sipas vezhgimeve qe ka bere neper kataloge historiani yne D. Egro, ka vene re se “ne katalogun e koleksionit te armeve qe ndodhen ne Sarajin e sulltaneve ne Stamboll, ka disa shpata te kalifeve islame, qe ngjajne me shpaten me trup te harkuar te ekspozuar ne Vjene, por asnjera prej tyre nuk eshte simoter e saj, pra e njejte me te gjithe komponentet. Vetem dy prej tyre, – perfundon ai, – respektivisht njera ka trup te ngjashem dhe ndertim piktografik te njejte, ndersa tjetra ka te njejte vetem dorezen”.

Pra kemi te bejme me dy ngjasime – me shpatat e tipit bohemian te shek. XV dhe me shpatat e kalifeve islame. Kush na siguron se Skenderbeu nuk ka perdorur shpate te tipit bohemian ose islam? Me duket se “koleget” austriake nuk kane sjelle deshmi se kjo shpate ka qene prone e filan princi ose e luftetari bohemian, per te thene se ajo nuk eshte perdorur nga Skenderbeu. Gjithashtu as D. Egro nuk na ka sjelle deshmi se kjo shpate nuk eshte perdorur nga Skenderbeu, por nga filan sulltan apo kalif islam. Punonjesit e Vjenes i kane thene historianit tone te ri vetem se shpata eshte e tipit bohemian, kurse konkluzionin se Skenderbeu nuk e ka perdorur kete shpate historiani yne i ri e ka nxjerre nga xhepi i vet. E njejta gje duhet thene edhe me ngjashmerine e saj me shpaten e kalifeve islame. Askush deri sot nuk ka thene se ajo eshte shpate e tipit shqiptar ose e tipit skenderbegian. Eshte thene vetem se ate shpate e ka perdorur Skenderbeu. Pra ketu nuk flitet per prevetin e prodhimit, por per mbajtesin e saj, Skenderbeun, i cili pa qene nevoja te sjellin deshmi, dihet se ai ka blere mese njehere arme nga Evropa. Madje ka te dhena qe tregojne se Skenderbeu ka patur nje shpate te tille me trup te harkuar. Dhimiter Frengu, i cili ka sherbyer si financier i Skenderbeut ne vitet e fundit te jetes se Heroit, shkruan ne historine e tij se shpata e Skenderbeut ishte nje palle e harkuar me tehe shume te holle dhe me damaskine me shume hijeshi, e cila per cilindo dukej e rende, kurse per te ishte e lehte (La spada di Scanderbeg era scimitara storta tagliettissima, finissima damaschina che a ogn’uno pareva grave, ma a lui era molto legiera).

Shpata qe ndodhet ne Muzeun e Vjenes i pergjigjet njoftimit te Dh. Frengut edhe nga ornamentet damaskine qe ka. Si rrjedhim, cilesimet qe ajo eshte e tipit bohemian, nuk eshte argument per te thene se ajo nuk eshte shpate e perdorur nga Skenderbeu. Une kam shfaqur mendimin se Skenderbeu, qofte si spahi (per njefare kohe) i ushtrise osmane, qofte nga shtati i tij i larte, ka qene i familjarizuar me teper me shpatat turke me trup te harkuar, sesa me shpatat me trup te drejte, e cila ishte teper e shkurter per trupin e tij. Si rrjedhim, ngjashmeria qe ajo ka me shpatat e muzeut te armeve te sulltaneve ne Top Kapi, nuk e perjashton, por e perforcon bindjen se shpata me trup te harkuar eshte shpate e Skenderbeut dhe nuk ka asnje lidhje me shpaten bohemiane.

Ne lidhje me shpaten me trup te shkurter dhe me mbishmrimin turqisht me emrin e Skenderbeut, argumentet qe sjell historiani yne i ri, D. Egro, per te na bindur se Muzeu Historik i Artit ne Vjene, ka gabuar qe e pranon akoma se ajo eshte perdorur nga Skenderbeu, jane feminore. Sipas Faik Konices, mbishkrimi turqisht ndonese me gabime lexohet “Libehadur Allah Iskanderbeg” dhe e ka perkthyer “Kampioni i Perendise, Skenderbeu.

Une nuk jam ne gjendje ta deshifroj mbishkrimin, por di nga ato pak qe kam mesuar se mbishkrimet osmane shpeshhere prodhohen me kaligrafi artistike, me nderthurje shkronjash, te shoqeruara me arabeske, te cilat jo te gjithe ata qe dine harfet arabe jane ne gjendje t’i lexojne, madje disave prej tyre u duken lale-lule (ornamente).

E dyta, di qe F. Konica e ka njohur shume mire turqishten, jo vetem se e ka mesuar qe ne shkollen fillore ne Shqiperi dhe Rushdie ne Stamboll, jo vetem se ka nxjerre per disa kohe revisten “Albania” ne variantin turqisht, por ca me teper se ka qene nje linguist cilesor, saqe kur lexoi mbishkrimin e shpates se Skendebeut, ishte asistent i indoevropianistit te shquar freng, Prof. L. Boenloe.

Historiani yne i ri thote se ka mundesi qe F. Konica te jete mbeshtetur te nje turk me emrin Sulejman i cili, sipas katalogut te Muzeut te Vjenes te vitit 1855, ka shprehur mendimin e tij (sipas D. Egros) ka “hamendesuar se kjo zhgarravine ornamentale” (jane fjalet e D. Egros) mund te lexohej ne trajten – li bahadir Allahu Iskenderbeg, kurse ai (historiani yne) thote se “ne menyren me te sforcuar arrita te lexoje vetem trajten e fjales beg dhe asgje me shume”. Mbishkrimin turqisht ne shpaten me trup te drejte historiani yne mendon se e rrezon edhe me tri argumente te tjera.

E para, ajo qe ai e quan “zhgarravine” nuk eshte emri i Skenderbeut ne turqisht i shkruar me gabime, sic thote Faik Konica, sepse Skenderbeu qe e njihte mire turqishten nuk mund te pranonte te mbante nje shpate me emrin e tij te shkruar josakte. Ky argument do te vlente per perkatesine e shpates, nese Skenderbeu, njohes i mire turqishtes do ta kishte prodhuar vete, por jo kur shpaten e ka prodhuar nje kovac, i cili nuk eshte e thene qe te ishte njohes i shkelqyer i shkrimit osmanisht. Ne kemi shembull vete vulen e Skenderbeut (vulen e madhe), ne te cilen emri i Skenderbeut eshte shkruar gabim Skanderbig, ne vend te Skanderbeg. Vetkuptohet se pergjegjesi i gabimit ishte artizani qe e prodhoi vulen dhe jo Skenderbeu. Por ky gabim nuk e pengoi Heroin ta perdorte ate ne shkresat e veta. E njejta gje duhet thene edhe per shpaten, te cilen e prodhoi kovaci dhe jo Heroi. Eshte interesante te sjellim ketu perseri nje njoftim qe na jep Dh. Frengu, i cili shkruan: “Dikur Skenderbeu mbante dy shpata, te cilat i vendoste ne nje mill, sepse ato ndonjehere gjate betejes i thyente, ose i prishte aq shume, saqe nuk mundej t’i mbante me me vete, pasi nuk e nxirrnin faqebardhe. Kjo ndodhte per shkak te demeve qe u bente armiqve”. Pastaj ai shton se Skenderbeu pruri nga Italia nje mjeshter te shkelqyer, i cili beri tri palla, shume te mira. Njeren prej tyre, e cila mund te priste hekurin, ia dergoi dhurate sulltanit.

Edhe pse nuk na lejohet te hamendesojme, me kete rast marrim guximin te supozojme se tri shpatat, njera nga te cilat iu dhurua sulltanit, ka mundesi te kene patur (sic e kerkojne zakonisht dhuratat) emrin e Skenderbeut ne mbishkrimin turqisht. E pse jo, njeren prej tyre te mos e kete mbajtur per vete Skenderbeu? E dyta, argumenti se Skenderbeu, i cili luftonte per mbrojtjen e Krishterimit nuk mund te perdorte nje shpate te ngjashme me ate te shpatave sulltanore, – gjithashtu nuk qendron. Pikepamja se Skenderbeu ka luftuar per mbrojtjen e Krishterimit, nuk eshte e sakte. Jane Papet dhe ndonje princ evropian ata qe e quajne Skenderbeun mbrojtes te krishterimit, kurse Skenderbeu vete asnjehere nuk ka thene se luftonte per te mbrojtur fene e krishtere. Ne luftrat e tij Skenderbeu ka thene se luftonte per vendin e tij, per atdheun e tij. Ai nuk mund te thoshte se luftonte per mbrojtjen e krishterimit, mbasi nuk ka luftuar vetem kunder ushtrive osmane, por edhe kunder ushtrive te krishtera te Venedikut si dhe kundershtareve te krishtere te mbretit te Napolit. Aq me pak nuk mund te thoshte, sic pohon ndonje historian Italian, se ai luftonte per mbrojtjen e fese katolike, po te kemi parasysh se ne ushtrine e vet kishte jo vetem shqiptare katolike, por edhe shqiptare ortodokse, madje nenkuptohet ne ndonje dokument, edhe shqiptare te islamizuar. Me ne fund njoftimet qe D. Egro jep per historine e dy shpatave te Skenderbeut, pervecse te cunguara, nuk jane as te sakta. Pa permendur konkretisht keto pasaktesi ne ketu po trajtojme historine e tyre me gjeresisht njoftime me te plota se ajo qe permban monografia kushtuar Skenderbeut, botuar me 2002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *