Një muze për Gjon Milin

Puna për ngritjen e muzeve të rinj nuk ndalet!

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Korçë kanë finalizuar një prej hapave të projektit për ngritjen e nje muzeu dedikuar figures se Gjon Milit. Projekti i Bashkisë Korçë ka si qëllim ngritjen e nje muzeu tipologjik kushtuar punës dhe veprës së artistit me origjinë nga Korça në një prej banesave karakteristike në Korcë. Falë punës së një grupi ekspertësh të fushës, te përzgjedhur nga Bashkia Korçë për hartimin e programit të muzealizimit, punës kërkimore  dy vjecare mbi figurën e Gjon Milit, për realizimin e  filmit  dokumentar “Light”, pjesë e platformës muzeore të muzeut të ri, është bërë e mundur përzgjedhja e 241 fotove pjesë e koleksionit të  diapozitivave  për revistën “LIFE” të cilat menaxhohen nga kompania “Getty Image” si kompania kryesore në licencimin e imazheve në mbarë botën.

Ministria e Kulturës me qëllim përmirësimin e infrastrukturës muzeore ne vend, është angazhuar në blerjen e të drejtave të publikimit me qëllim promovimin e një pjese të arkivit të Gjon Milit në funksion të projektit të muzealizimit.

Dokumentari “Dritë”, hap i parë i këtij projekti është shfaqur tashmë në Korçë dhe në Tiranë ndërkohë që vijon puna për ngritjen e muzeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *