Një imazh i rrallë i Prenkë Jakovës

Një kujtim nga oborri i fretënve i një prej emrave që bënë historinë e muzikës shqiptare.

Në ditën e muzikës një famullitar e përkujton me këtë imazh të rrallë, ku rioshi ende i pasprovuar me barrët e rënda që do i binin në supe shfaqet i paqtë e i ndrojtur, si ta kish ditur se ai oborr  në fillim do humbte hapat e tij e mandej qëllimin e të qenit- në kohët e errëta që Shqipëria do shihte.

Dom Artur Jaku, famullitar i Katedrales së Shën Shtjefnit, shkruan: “Si lis vigan, në atë oborr të frytshëm të krijimtarisë së zellshme, shfaqet me elokuencen dhe individualitetin prej një mjeshtri të ndjenjave komplekse, tingëlluesi i fjalëve të ndjenjës së thellë, fenomeni i kulturës dhe traditës Shkodrane, Prenkë Jakova”.

Famullitari i Shën Shtjefnit në Shkodër shënon më tej se në ditën ndërkombetare të muzikës, që këtë vit intonohet edhe më përkujtimin e 100 vjetorit të Lindjes së Gjeniut të Trishtë, për artin e vertetë, për muzikën si atë të Prenkës, në pentagramet e përjetësisë, si himn i të bukurës që lëshon za, me refrenin e marshit fitues “Viva la musica”, nderojmë sot birin që pat at shpirtëror Martin Gjokën, nxënësin i mësuesit që e tejkaloi, Prenkë Jakova.

“Në gjyqësinë e absurditetit që e mbështolli, talenti i dhimbjes, shtrydhi vetveten, dha gjithçka kishte, teksa rregjimi i merrte çdo gjë që donte”, e mbyll postimin e tij shoqëruar me imazhin e mësipërm Dom Artur Jaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *