Një ditë mes thesaresh të fjetura

Në qendrën historike të qytetit Elbasan u organizua aktiviteti i rradhës “Një orë mësimi me monumentet”, në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ana e Ministrisë së Kulturës “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”. Në këtë aktivitet morën pjesë Studentë të vitit të Parë të Degës Gjuhë – Letërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan të shoqëruar nga Specialistët e Sektorit Elbasan të DRKK Durrës. Në këtë aktivitet studentët vizituan Monumentet më të rëndësishme të qytetit të Elbasanit si: Kalanë e qytetit, Bazilikën Paleokristiane, Çezmën dhe Kalldrëmin e vjetër në qendër të qytetit, Kullën e Sahatit, Xhaminë Mbret, Kishën e Shën Marisë, Godinën ku u zhvillua Kongresi i Elbasanit, Varrin e Kostandin Kristoforidhit, rrugicat e Kalasë me banesat tradicionale, Burgun e vjetër, etj. Të gjitha këto monumente janë klasifikuar si Monumente të Kategorisë së Parë.
Gjatë kësaj vizite të rinjtë të cilët nuk ishin vetëm banorë të qytetit por edhe jashtë tij, u njohën me vlerat historike, kulturore, didaktike, arkeologjike e arkitekturore, të këtyre monumenteve. Vizita të tilla ndihmojnë të rinjtë të krijojnë një tjetër dimension të njohurive të tyre për qytetin dhe trashëgiminë kulturore e historike që ai mbart. Shpjegimi i kësaj trashëgimie nga ana e specialistëve të fushës, i ndihmon të rinjtë të perceptojnë më qartë terminologjinë teknike, arkitekturore, historike dhe të saktësojnë njohuritë e tyre në lidhje me këto monumente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *