Nivicë – Tempulli i fundit pagan në rajon që ende adhurohet nga banorët

Ndoshta tempulli i fundit Pagan në rajon që ende adhurohet nga banorët vendas. Kështu shkruan Auron Tare, teksa poston foto nga vendi ku gjendet tempulli në Tepelenë. Sipas tij, i mbiquajtur “Maja e Seferajve”, është një kodrinë e rrethuar me një pyll lisash. Një pamje e rralle e Kanioneve të Nivices dhe malit të Kendrevices ku një shesh i madh i shtruar me pllaka guri dhe i rrethuar nga 5 lisa madhështore duhet të ketë qenë vendi i ritualeve të lashta. “Një mur rrethor ku banorët ndezin qirinj apo bëjnë kurban duke spërkatur vendin me gjakun e flive. Ndoshta ky vend mund të jetë Tempulli i fundit ku ende misteri i Lisit adhurohet”, thotë Tare. Ai shton se vendi përqark i mbushur me “Gurë Rrufeje” saktësisht një vend ku Zeusi hidhte flaken e tij. Ai shënon se vetëm nja 500 metra larg në 1978 u zbulua statujëza antike e Zeusit të Nivices i datuar diku në shek V-IV p.k). “Një Dodone e dytë?”, pyet Tare, duke dhënë këtë mendim: ka shumë mundësi që edhe ky Tempull të ketë qenë i dedikuar mistereve të interpretimit të zhurmes së gjetheve të Lisave të shenjtë nga priftërinjtë e Orakullit të Lisave, ‘Selenjtë” që flinin përtokë me këmbët e palara”.

Ky vend i shenjtë frekuentohet ende nga banorët e zonës, të cilët shkojnë falen, ndezin qirinj apo drejtojnë lutje sa herë ndjejnë nevojën për tu lidhur me krijuesin. Ajo që e bën të veçantë këtë ritual është puthja e gurëve, guri kryesor, që është dhe më i rëndësishmi. Dhe sigurisht ai që shkel në këtë vend, që lutja t’i dëgjohet dhe plotësohet duhet të shkojë me zemrën e pastër dhe të drejtë. Një vend vërtetë unik, me vlera të mëdha shpirtërore për vendasit, të cilët e shohin si një vend prej nga buron drejtësia dhe e vërteta.

received_10154655572752044

received_10154655572762044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *