Nis Spring Festival! Në shesh jehojnë shtëpizat dhe skena e muzikës

Spring Festival është një eksperiencë e re e festivali outdoor që mund të përjetoni në zemër të Tiranës. Nga data 5 maj deri më 15 maj në sheshin Skënderbej, në këtë festival mund ta gjejë veten çdokush. Sepse shumëçka do të ndodhë në 11 ditë. Nisi mbrëmjen e parë me muzikën fantastike e zërin unik të Dren Abazit, por do të vijojë me performanca muzikore LIVE nga artistët dhe grupet më në zë, për të kënduar e kërcyer bashkë me mijëra vizitorë që pritet të vizitojnë festivalin. Nuk do të mungojnë shfaqjet teatrale dhe muzikal për fëmijë e të rritur. Dhe po ju zbulojmë se mbrëmjen e dytë skenën e pushton trupa teatrale e Shkupit.

“Skena e madhe ka performanca LIVE të bandave dhe këngëtarëve më të mirë të muzikës LIVE që ne kemi, si edhe dy shfaqje teateale muzikale respektivisht nga Teatri Kombëtar i Kosovës me një trupë të jashtëzakonshme që do të performojë në skenën e madhe si edhe Teatri Kombëtar për Fëmijë dhe të Rinj i Maqedonisë së Veriut”, tregon Uarda Koçi, që është angazhuar të sjellë art dhe kulturë në skenën e vendosur në Sheshin Skënderbej.

Eksperienca kulinarie në shesh mund të kemi shijuar por për herë të parë, organizatorët zbuluan se metropoli do të ofrojë mundësi për të blerë e shitur edhe në një zonë të dedikuar. E kanë quajtur “Garage Sale”, vendin ku çdokush mund të sjellë sendet e objektet të cilat nuk i përdor më dhe t’i rijetësojë duke ia shitur dikujt që ka nevojë për to, ose të blejë gjithçka dëshiron në këtë bazzar në sheshin kryesor të kryeqytetit.

“Në festival do të keni mundësi për të blerë e shitur vepra artistike apo punime handmade nga zonjat duararta”, tregon Uarda Koçi, koordinatorja e këtij eventi që merr jetë me nisjen e pranverës.
Fëmijët janë kryefjala e çdo dite në hapësirën dedikuar tyre.

Sepse pranvera ka ardhur për të gjithë! Spring Festival ka nisur të jehojë! E dëgjoni edhe ju?

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *