New York Times: Artisti shqiptar Zinni Veshi pikturon muralen e ‘New York Public Library’

Artisti Zinni Veshi, i përzgjedhur per kompozimin e afreskut të ri të NYPL The New York Public Library.

Vepra murale e një prej bibliotekave më prestigjoze amerikane është në zhvillim dhe çelet për vizitorët dhe turistët në prill 2016. Lajmi është bërë publik nga “The New York Times” shoqëruar edhe me imazhe.
Muralja po bëhet nga Bill Mensching dhe Zinni Veshi. Ky i fundit, që vetëm pak kohë më parë ishte pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve ka thënë për New York Times se “ne po studiojmë artistin dhe periudhën e murales.

Shpirti ka po aq rëndësi sa detajet, të cilat kanë humbur në histori gjithësesi. Nuk është çështje imitimi po lidhjeje”.
Muralja e re, do jetë imazhi kryesor i Bibliitekës Publike të New York, siç ishte e vjetra e cila zë një hapësirë të konsiderueshme prej vitit 1911.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *