“Në vend të Adelës”, projekti që synon t’i japë shpresë vajzave që thurin ëndrra

29 tetori i një viti më parë, solli një lajm të keq për të gjithë ata që e deshën, punuan dhe ndanë jetën me gazetaren Adela Xhamani. Një arrest kardiak, ia ndërpreu në mes Adelës ëndrrën që kishte për të jetuar duke bërë vepra të mira, duke të ndihmuar të pamundurit, ata që kishin më pak mundësi… Por projekti i saj për të ndihmuar vajzat, që si ajo, duan të shkollohen dhe të jenë të lira, do të vazhdojë. Miqtë e saj do ta çojnë përpara këtë iniciativë nën titullin “Në vend të Adelës”. Ka qenë themeluesi i “revistawho.com”, Eraldo Rexho, ai që ka bërë të ditur sot se më 12 nëntor, do të mbahet në “arTurbina” në Tiranë, një koncert për të kujtuar Adelën…
“‘Në vend të Adelës’ është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë #GjithmonëMeMua #PërgjithmonëAdela #AdelaXhamani #NëVendTëAdelës #12Nëntor #arTurbina ❤”, – shkruan Rexho në statusin e tij. Për detaje të tjera nga koncerti dhe qëllimi i tij, do t’ju bëjmë me dije në ditët e ardhshme. / revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *