Ndarja jonë

Nâzım Hikmet
“Ndaj të gdhire më doli gjumi sërish
dhe muri mbulesa xhamat kauçuku druri
m’u hodhën përsipër mbarë e mbrapsht
dhe drita argjendore sterrë e llambës
m’u hodh përsipër dhe një biletë tramvaji
e verdha e murit dhe tre rreshta të shkruar
dhe dhoma e bujtinës dhe ky vend armik
dhe gjysma e ëndrrës rrëzuar kësaj ane ç’u fik
m’u hodh përsipër balli i zbehtë i kohës
dhe kujtimet e shkuara dhe mungesa jote në shtrat
dhe ndarja jonë dhe çka mbetet prej nesh
ndaj të gdhire më doli gjumi sërish
dhe të dua.”

Shqipëroi:Edon Qesari
Foto: Poeti dhe shoqja e tij ruse Vera Tulyakova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *