Miti i revolucionarit Che Gevara

Ernesto Guevara lindi nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch më 14 qershor të vitit 1928, në Rozario të Argjentinës dhe vdiq më 8 tetor të vitit 1966 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë, Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjendë dhe simbol për miliona të rinj në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempe!( Deri në fitore përgjithmonë!). Figura e tij u lidh me figurën e atij njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara çdo të keqeje që mund t’i vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij. Gjatë viteve 1945-1952 u transferua në Buenos Aires bashkë me familjen e tij për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi. Në vitin 1952 në moshën 23-vjeçare vendosi të bëjë udhëtimin e tij të parë ( rreth 4.500 km ), për të vizituar kontinentin e Amerikës Latine bashkë me mikun e tij Alberto Granado. Në vitin 1953 diplomoi për mjekësi dhe vendos të bëjë një udhëtim tjetër, këtë herë me një shok tjetër Calica Ferrer. Fillon të interesohet për politikën dhe filloi t’i afrohej ideve marksiste. Gjatë viteve 1954-1956 u njoh me Hilda Gadea që më pas u martua me të në vitin 1956.

Më vonë kaloi në Meksikë, ku u njoh me Fidel Kastron. Gjatë viteve 1957-1958 u krijua kolona e dytë revolucionare me Fidel Kastron, ku mori pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Klarës. Gjatë viteve 1959-1960, u bë qytetar kuban dhe merr pjesë në qeverinë e Kastros si Ministër i Industrisë dhe president i Bankës Nacionale. Në vitin 1965 rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Më 1 prill, në një letër Kastros, deklaron arsyet e tij për largimin nga Kuba. Më pas, në mënyrë të fshehtë, largohet për në Kongo.

Pas gjashtë muaj kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi. Lufta guerile në Bolivi nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste Boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetor plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetor, me urdhër të CIA-s, vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997-ën dhe rivarroset në Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonitë, siç i takon një heroi të vërtetë. Ernesto Che Guevara, ose thjesht “ el Che ” vazhdon të jetë ende një ikonë për të gjithë ata njerëz që frymëzoheshin nga idetë e tij revolucionare. Duke përjashtuar bindjet e tij politike, imazhi i tij si i një rebeli të përjetshëm, i një ëndërrimtari që në realitet jetonte në një botë plot padrejtësi, ka frymëzuar shumë gjenerata të rinjsh në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *