Mirela Kumbaro: Na bëre gjëmën Robert Elsie. Nuk ta fal që ike kaq pabesisht!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka vlerësuar kontributin e dhënë nga albanologu Robert Elsie. Megjithëse nuk ka komentuar amanetin e tij për t’u prehur në Shqipëri, ajo ka sjellë në vëmendje kohët e Hagës kur përkthente prej andej dramat shqiptare.

Statusi i ministres

Nuk ta fal Bert! Nuk ta fal qe ike kaq pabesisht! Nuk ta fal se te duam shumë! Është e rëndë kjo që bëre Bert! Sa ç’ishte e jashtëzakonshme puna e shkencëtarit albanolog, Robert Elsie akademik i lindur jo i titulluar, sa ç’ishte elegant dhe i papërsëritshëm arti i përkthimit të mjeshtrit Robert Elsie, sa ç’ishte delikat zëri i interpretit në kabinën e përkthimit, sa ç’ishte i madh ankthi i punës kur përjetonim dramat e gjyqeve të Hagës, sa ç’ishte i bukur çdo çast i gjurmimit dhe hulumtimit të detajeve shqiptare prej teje qe krejt bujarisht i ndajë me të gjithë ne shqiptarët e tjerë!

Ne lindëm shqiptarë, ty të bëri pasioni të tillë! Ç’të të them Bert! Na bëre gjëmën!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *