Ministri i Parë i Punëve të Jashtme dhe delegacioni i parë sipas dokumenteve

 

Dokumente të firmosura nga emra që janë futur në historinë e Shqipërisë. Mithat Frashëri a Lef Nosi, Pandeli Cali a Luigj Gurakuqi.

FB_IMG_1512399125407 FB_IMG_1512399120260 FB_IMG_1512399122959Një urim i veçantë në një ditë të veçantë.

Ka qenë Ministri për Europën e Punët e Jashtme që përmes dokumenteve të rralla ka përkujtuar e uruar, me rastin e 105-vjetorin e Forcave të Armatosura.

 

 

Urime 105 vjetorin e themelimit Forcave të Armatosura. Por, sot nuk festojnë vetëm FA??

Sot mbushen 105 vite nga themelimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ( sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme) si pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, 4 dhjetor 1912, pak ditë pas shpalljes historike të Pavarësisë tonë Kombëtare. Postin e Ministrit të Punëve të Jashtme e mori përsipër vetë kryeministri Ismail Qemali. Kjo nënkuptonte edhe fillimin e organizimit të veprimtarisë diplomatike të shtetit shqiptar. Ndër vendimet e para të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës ishte dërgimi i një delegacioni shqiptar të kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme pranë Konferencës së Ambasadorëve në Londër ku po diskutohej çështja shqiptare, kufijtë dhe statusi i shtetit të pavarur shqiptar. Ky do të ishte edhe misioni i parë diplomatik në politikën e jashtme të shtetit të ri shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *