“Në respekt të kontributit të prijësve fetar ortodoks shqiptar, në të mirë të kombit…” Këshilltari i presidentit të Republikës, sjell në kujtesë At Stathi Melanit. Kujtojmë se teksa opinioni publik u na më dysh për shteësinl shqiptare të krypeshkopit Anastas, një meshë përkujtimore u refuzua në Përmet për patriotin e priftin ortodoks At Stathi Melani.
Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, njëherësh ish-Këshilltar i Bujar Nishanit kur ai ishte president, e ka përkujtuar kështu priftin ortodoks shqiptar.
Kush është At Stathi Melani ?
Stathi Melani ishte një prift orthodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marra në kongres për përhapjen e alfabetit të gjuhës shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rëndësinë e gjuhës shqipe.
Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, që kap një periudhe rreth 35 vjeçare dhe që u zhvillua në Stamboll, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe mbi dhjetë vjet në Shqipëri, është e njohur në brezat e moshuar të krahinave të Shqipërisë Jugore dhe me gjerë. Për veprimtarinë atdhetar të tij hedhin dritë një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista të kohës, që kur ishte gjallë dhe pas rënies dëshmor, nëpërmjet të cilave dhe burimeve të shumta gojore, është arritur të jepet një tablo pak a shumë e plotë për veprimtarinë e këtij patriot! Ai as pasurinë e gjithë botës nuk e vinte përpara detyrës se shenjtë ndaj Atdheut.
Vlerësimi që i ka berë patrioti i dëgjuar, Mihal Grameno, qysh në vitin 1907 si : “Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si një nga të paktët patriote që përpiqeshin për të drejtat kombëtare në kohën e Sulltan Abdyl Hamitit”, tregon se ai ka zhvilluar një veprimtari të shquar qysh në dhjetëvjeçaret e fundit të shekullit XIX. Për të kanë folur e shkruar me respekt shumë patriotë e bashkëluftëtare të tij, shoqëri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetëm në fushën e propagandës e të organizimit. Ai ishte njëkohësisht edhe një luftëtar i pa epur, për me tepër një komandant çete i zoti, që paraprinte me shembullin e tij në çdo ndeshje me armiqt. Ishte bashkëluftëtar me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pandeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.
At Stath Melani vritet në pusi nga andartët grekë më 24 dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi një valë të madhe hidhërimi jo vetëm në popullsinë e krahinave të Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjës, por edhe të Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Çamërisë dhe Vlorës, si dhe ndër shqiptarët jashtë atdheut në ShBA dhe gjetiu. U benë shumë protesta nëpërmjet të cilave kërkonin zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësve.