“Mendoj për ty”, dokumentari i grave të dhunuara në luftën e Kosovës në Kryeministri

auto_logo1434183648

Filmi dokumentar “Mendoj për ty”, bazuar në një projekt artistik kushtuar grave viktima të dhunës gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë shfaqet të premten në Kryeministri.
“Tavolina e mbuluar me çarçaf të bardhë, zuri vend poshtë skenës së sallës së hotelit ‘Grand’ dhe u mbush me fustane. Gra që erdhën nga qytete të ndryshme të Kosovës ia dorëzuan ato presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Prapa kësaj ideje qëndronte artistja Alketa Xhafa – Mripa, e cila më 12 qershor përfundoi aktivitetin që nisi më parë, në mbledhjen e fustaneve me qëllim të mbështetjes së grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”-shkruante Koha Ditore. Instalacioni i saj u prezantua në datën 12 qershor dhe titullohet “Mendoj për ty”.
Koha Ditore shkruante se Xhafa-Mripa, e cila jeton në Londër, mblodhi rreth 5 mijë fustane dhe në këtë mënyrë arriti të ngrejë zërin për këtë çështje që prek shoqërinë kosovare.
Në fushën e futbollit u varën mijëra fustane, që portretizojnë pafajësinë e grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Në Kosovë gjatë luftës së fundit janë dhunuar 20 mijë gra të cilat shoqëria i stigmatizoi, i nënçmoi dhe i dënoi.

Projeksioni bëhet në Qendrën për Hapje e Dialog COD (në Kryeministri) dhe vjen si bashkëpunim nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Instituti për Kontratën Sociale.

Në shfaqje do jenë të pranishme  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zv. Kryeministri Niko Peleshi, Delina Fico, që prezanton projektin dhe ministri Blendi Klosi.
1_148146351

lufta_ne_kosove++_9779


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *