Media italiane: Shqipëria, Amerika e re e turizmit

Nga anijet e 25 viteve më parë te bumi i pushuesve. Çmime të ulëta dhe cilësie evropiane. Për italianët, “këtu është më e mirë se në Greqi”.
Barbara Ciolli shkruan në “letera43.it” për turizmin shqiptar me superlativa. Mes të tjerash ajo përmend dhe shoqëron me foto Ksamilin, Syrin e Kaltër, Sarandën, Gjirokastrën, ashtu si edhe tragetin për në Korfuz. Turistët italianë e austriakë duket se ndjehen mirë në jug, dhe veç pastërtisë e rregullit përmenden kushtet e mira e ccmimet e ulëta.
Nga Saranda me makinë ose me varka mund të shkoni në gjire të vogla në mes të Ksamilit dhe Butrintit ose edhe në ekskursione.
“Nëse ju jeni gazetare, nuk mund të humbisni syrin blu,” i thotë një djalë nga një prej hoteleve kryesore të qytetit prej ku shihen të rinj që përshkojnë Ballkanin dhe udhëtarë të çdo moshe.
Kur flet për standarde evropiane, ajo thotë se me 6-7 euro në Ksamil ju hani një pjatë e peshku të freskët, me 5 euro një picë dhe një birrë në Tiranë.
Një dhomë për dy veta në një hotel me tre yje, ose në një nga banesat e familjeve lokale është rreth 25 euro me të gjitha kushtet.
“Hotelierët dhe punonjësit e restoranteve janë mbresëlënës”, i thoë “Lettera43.it” një çift nga Milano që kanë shkruar në Ksamil. “Një pushim i bukur plazh. Ushqim shumë i mirë dhe në një lokal të bukur”.
Në fund, shkrimi mbyllet me fjalinë: Kjo është tani Amerika, (ose) në fakt, Evropa.(pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *